Kangë t'shejta 66
1 Brohoritni Zotit me gëzim për fitore, o krejt toka.
2 Këndoni kangë për nder t'emnit të tij të lavdishëm, lavdërimi
për të le t'jetë i madh e i bukur.
3 Thoni Zotit:
«Sa shumë frikë e respekt t'shtijnë punët tua!
Për shkak të fuqisë tane të madhe, armiqtë e tu kanë me u strukë para teje.
4 Krejt toka ka me u përkulë para teje.
Kanë me këndu kangë për ty.
Për nder t'emnit tand kanë me këndu kangë.» Sela
5 Ejani e kqyrni punët e Zotit.
Punët që i ka ba aj mes njerëzve t'shtijnë frikë e respekt.
6 Aj e ka kthy detin n'dhe të thatë.
Ata kanë kalu lumin n'kambë.
Atje jemi gëzu për të.
7 Aj sundon përgjithmonë me fuqinë
e vet. I mban popujt nën
sy. Kryeneçët mos t'mburren! Sela
8 Lavdërojeni Zotin tonë, o popuj,
le t'ndihet lavdërimi për të.
9 Aj po na mban gjallë, edhe s'po
len që kambët tona me u pengu.
10 Se ti na ke provu mirë, o Zot.
Na ke pastru ashtu qysh pastrohet argjendi.
11 Ti na ke lanë me hi n'nji rrjetë gjuetie.
Na ke qitë mbi shpinë nji barrë të randë.
12 Ti e ke lanë njeriun e vdekshëm me galopu mbi neve.
Kemi kalu nëpër zjarr e nëpër ujë.
Po masanej na ke pru n'nji vend ku kemi mujtë me marrë frymë lirshëm.
13 Me kurbane që digjen krejt kom me ardhë n'shpinë tane.
Kom me i mbajtë premtimet që t'i kom dhanë,
14 ato që i kanë premtu buzët e mia edhe që
i ka thanë goja jeme kur kom pasë hall.
15 Kom me t'ofru bagëti të majme si kurban që digjet krejt, bashkë me tymin e kurbaneve të deshve.
Kom me ba kurban dema bashkë me cjapë.
Sela
16 Ejani e ngoni, krejt ju që keni frikë e respekt për Zotin,
e unë kom me ju tregu çka ka ba aj për mu.
17 Me gojën teme e kom thirrë, me
gjuhën teme i kom dhanë lavdi.
18 Po t'kisha ushqy naj mendim të keq
n'zemrën teme, Jehovai s'kish me m'ngu.
19 Po Zoti m'ka ngu.
Aj e ka ngu lutjen teme me kujdes.
20 I lavdërum qoftë Zoti, që s'ma ka refuzu lutjen
edhe s'ma ka ndalë dashninë e vet besnike.