Kangë t'shejta 67
1 Zoti ka me na dhanë pëlqimin e vet edhe ka me na beku.
Aj ka me bo që ftyra e vet me shndritë mbi neve. Sela
2 Po, rruga jote le t’njihet n’krejt tokën, edhe
krejt kombet le t’i njohin punët tua t’shpëtimit.
3 Popujt le t’të lavdërojnë, o Zot,
po, krejt popujt le t’të lavdërojnë.
4 Kombet le t’gëzohen e le t’bërtasin prej gëzimit, se ti ki me i gjyku popujt drejt.
Ti ki me i udhëheqë kombet e tokës.
Sela
5 Popujt le t’të lavdërojnë, o Zot,
po, krejt popujt le t’të lavdërojnë.
6 Toka ka me dhanë frytin e vet.
Zoti, Zoti jonë, ka me na beku.
7 Zoti ka me na beku, edhe krejt skajet e
tokës kanë me pasë frikë e respekt për të.