Kangë t'shejta 70
1 O Zot, pshtom!
Shpejt, më ndihmo, o Jehova!
2 Ata që po dojnë me ma marrë
jetën, le t'turpnohen e le t'mbesin
me marre. Ata që gëzohen për t'keqen
teme, le t'kthehen mbrapa të poshtnum.
3 Ata që tallen e thojnë: „Haha!
Haha!“, le t'shtyhen mbrapa me marre.
4 Po ata që të lypin, le t'gëzohen
e le t'bërtasin prej gëzimit për ty.
Ata që i dojnë veprat tua t'pshtimit,
le t'thojnë gjithmonë: „Zoti asht i madh!“
5 Po unë jom pa ndihmë edhe i vorfën.
O Zot, vepro shpejt për mu.
Ti je ndihmësi jem edhe çliruesi jem.
O Jehova, mos u vono.