Kangë t'shejta 78

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 O populli jem, ngoj ligjin tem.
Vnoja veshin fjalëve që dalin pi gojës teme.

2 Unë kom me e çelë gojën e me thanë nji fjalë të urtë.
Kom me fol për gjana të fshehta pi kohëve të moçme.

3 Ato që i kemi ni edhe i dimë,
ato që na i kanë kallxu baballarët tonë,

4 s'kemi me ua mshef djemve të tyne. Kemi me i kallxu
brezit që vjen për veprat e lavdishme të Jehovait edhe
për fuqinë e tij, për mrekullitë që i ka bo, kemi
me ua kallxu krejt këto brezave që kanë me ardh.

5 Aj i ka dhanë Jakobit nji urdhën edhe
e ka vu nji ligj në Izrael. Të
parëve tonë ua ka dhanë urdhnin që
krejt këto me ua kallxu fëmijëve të vet,

6 që edhe brezi tjetër, fëmijët që hala s'kanë
lind, me i ditë këto gjana. Edhe ata
masanej kanë me ua kallxu fëmijëve të vet.

7 Kështu edhe ata kanë me e vu besimin
te Zoti. S'kanë me i harru veprat e Zotit,
po kanë me i majt urdhnat e tij.

8 Kështu s'kanë me u bo si të parët e
tyne, nji brez kryefortë që u çojke kundër Zotit,
nji brez që s'e kish zemrën të vendosun,
e që shpirti i tyne s'i rrike besnik Zotit.

9 Njerëzit e Efraimit ishin të armatosun me
harqe, po ditën e luftës u tërhoqën.

10 Ata s'e majtën besëlidhjen me Zotin edhe
s'dojshin me jetu sipas ligjit të tij.

11 E harrun edhe qka kishte bo aj, mrekullitë e
tij që ua kishte kallxu me sytë e tyne.

12 Para syve të të parëve të tyne aj ka bo
gjana të mrekullueshme në Egjipt, në vendin e Zoanit.

13 Aj e ka nda detin që ata me mujt me kalu
nëpër të, edhe e ka grumbullu ujin si nji digë.

14 Ditën i ka udhëheq me nji re, e
krejt natën me dritën e nji zjarri.

15 Aj i ka ça shkëmbijtë në shkretinë, edhe u ka
dhanë me pi ujë boll, si pi ujna të thella.

16 Ka bo që pi shkëmbi me dalë përroje,
edhe uji me rrjedh poshtë si lumenj.

17 Po ata vazhdun me bo gjynahe kundër tij, kur
u çun kundër Ma të Naltit në shkretinë.

18 Në zemrat e veta e vunë Zotin në provë,
kur kërkun me hanger ushqimin që ua kish anda.

19 Kështu ata folën keq për Zotin edhe thanë:
“A mundet Zoti me na shtru nji sofër në shkretinë?”

20 Kqyrni!
Aj e ka godit nji shkëmb, edhe pi tij ka rrjedh ujë e kanë dalë përroje.
“A mundet aj me na dhanë edhe bukë?
A mundet me i dhanë popullit të vet mish?”

21 Kur Jehovai i ka ni këto, u
idhnu. Zjarri u ndez kundër Jakobit edhe
zemërimi i tij u ndez kundër Izraelit,

22 se ata s'kishin besim te Zoti.
S'i besojshin që aj ka fuqi me i shpëtu.

23 Për qata aj u ka dhanë urdhën reve nalt
në qiell edhe i ka çelë dyert e qiellit.

24 Ka bo që mana me ra si shi për ta me hanger.
Ua ka dhanë drithin e qiellit.

25 Njerëzit kanë hanger bukën e të fuqishmëve.
Aj u ka dhanë boll sa me u ngi.

26 Aj e ka lëshu erën e lindjes me fry në qiell, edhe
me fuqinë e vet e ka bo erën e jugut me fry.

27 Ka bo që mishi me ra mbi ta si shi, sa
pluhuni, edhe zogjtë me ra sa kokrrat e ranës te deti.

28 I ka bo me ra mu në mes të
kampit të tyne, rreth e rrotull çadrave të tyne.

29 Ata kanë hanger edhe janë ngi sa s'ka ma.
Aj ua ka dhanë qka kanë lyp.

30 Po hala pa e shujt krejt dëshirën e
tyne, derisa ushqimin hala e kishin në gojë,

31 zemërimi i Zotit u ndez kundër tyne.
Aj ua ka vra burrat ma të fortë.
Të rinjtë e Izraelit i ka rrëzu përdhe.

32 Prapëseprapë ata kanë vazhdu me bo gjynahe
edhe s'kanë besu në mrekullitë e tij.

33 Atëherë aj ka bo që ditët e tyne me kalu si nji
frymë, edhe vitet e tyne me kalu plot frikë të papritun.

34 Po sa herë që aj sillte vdekjen mbi ta, ata e kërkojshin.
Çdo herë ktheheshin edhe e kërkojshin Zotin,

35 se u kujtojke që Zoti asht shkëmbi i tyne, e
Zoti Ma i Nalti asht aj që i shpëton.

36 Po me gojën e tyne mundoheshin me e
mashtru, edhe me gjuhën e tyne e rrejshin.

37 Zemra e tyne s'ishte e lidhun fort me të.
Ata s'ishin besnikë ndaj besëlidhjes së tij.

38 Po atij i vike gjynah për ta, ua
falte gabimet prapë e prapë edhe s'i shkatërronte.
Shpesh e mbajke zemërimin e vet, në vend
që me e lëshu krejt idhnimin mbi ta.

39 Aj e kujtojke që ata veç mish jonë konë,
si nji erë që kalon edhe s'kthehet ma.

40 Sa e sa herë u çun kundër tij në
shkretinë edhe e mërzitën në atë vend të shkretë!

41 Prapë e prapë e vunë Zotin në provë
edhe ia lëndun zemrën të Shenjtit të Izraelit.

42 Ata s'e kujtun fuqinë e tij, as ditën
kur aj i ka shpëtu pi armiku:

43 qysh i ka bo shenjat e veta në
Egjipt edhe mrekullitë në vendin e Zoanit,

44 edhe qysh e ka kthy ujin e kanaleve të Nilit në
gjak, sa njerëzit s'mujshin me pi ujë pi përrojet e veta.

45 Aj ka çu tufa mizash që pickojnë, me iu
vërsulë atyne, edhe bretkosa që me i shkatërru.

46 Të korrat e tyne ua ka lanë karkalecave të pangopshëm,
edhe frytin e punës së tyne tufave të karkalecave.

47 Hardhitë e rrushit ua ka shkatërru me breshën, edhe
drunjtë e fiqve të egër me kokrra breshni.

48 Kafshët që ua bartnin barrën i ka lanë me i
godit breshni, edhe bagëtinë e tyne me e godit rrufeja.

49 Aj ua ka lëshu mbi ta zemërimin
e vet të madh, idhnimin, mllefin
edhe mjerimin, fatkeqësi përmes grupeve të melaqeve.

50 Aj ia ka hap rrugën zemërimit të vet.
S'i ka kursy pi vdekja.
I ka lanë në dorë të murtajës.

51 Në fund i ka vra krejt të parëlindunit e Egjiptit, frytin e parë
të fuqisë së tyne për me pas fëmijë, në çadrat e Hamit.

52 Masanej e ka nxjerrë popullin e vet si delet
edhe i ka udhëheq në shkretinë si nji kope.

53 I ka udhëheq të sigurt
edhe ata s'patën frikë. Deti i
ka mbulu armiqtë e tyne.

54 Aj i ka çu në vendin e vet të shenjtë, në
atë vend malor që e ka fitu me dorën e djathtë.

55 Para tyne i ka përzanë popujt e tjerë.
Me litar për matje ua ka nda tokën si trashëgim.
Fiset e Izraelit i ka vendos në shpitë e tyne.

56 Po ata prapë e prapë e vunë në provë Zotin Ma të Naltin edhe u çun kundër tij.
S'ua vunë veshin përkujtimeve që ua kishte dhanë.

57 Edhe ata ia kthynë shpinën Zotit edhe u bonë të pabesë, si të parët e tyne.
Ishin të pabesueshëm si nji hark i lëshum.

58 Vazhdimisht e ofendun me vendet e tyne të nalta,
edhe me idhujt e tyne ia kanë ndez zemërimin.

59 Zoti i ka ni këto edhe u idhnu,
e kështu e ka hedh poshtë krejt Izraelin.

60 Në fund e ka lanë banesën e vet
në Shilo, çadrën ku ka jetu mes njerëzve.

61 Shenjën e fuqisë së vet e ka lanë me ra në robni.
Lavdinë e vet e ka lanë në duert e armikut.

62 E ka lanë popullin e vet me ra pi
shpata edhe u idhnu me trashëgiminë e vet.

63 Zjarri ua ka përpi djemtë e ri edhe
për vajzat e reja s'u këndun kangë dasme.

64 Priftat e tyne ranë pi shpata
edhe vejushat e tyne s'qanë.

65 Atëherë Jehovai u çu sikur pi gjumit, si nji
burrë i fuqishëm që çohet mas dehjes pi vena.

66 Aj i ka shty armiqtë e vet me u tërheq.
Ua ka pru nji marre që s'ka me iu hjek kurrë.

67 E ka hedh poshtë çadrën e Jozefit.
Fisin e Efraimit s'e ka zgjedh.

68 Po e ka zgjedh fisin e
Judës, malin Sion, që e don.

69 Vendin e vet të shenjtë e ka bo me qëndru përherë,
si qielli, si toka që e ka bo me qëndru përgjithmonë.

70 Aj e ka zgjedh shërbëtorin e vet Davidin
edhe e ka marrë pi vathat e deleve,

71 pi rujtja e deleve nana që u jepnin
gji qingjave. E ka bo bari për Jakobin, popullin
e vet, edhe për Izraelin, trashëgiminë e tij.

72 Aj u konë nji bari që u ka nejt besnik me
krejt zemrën, edhe me duar të zota i ka udhëheq.