Kangë t'shejta 82
1 Zoti e ka zanë vendin e vet në mbledhjen hyjnore.
Në mes të zotave aj po gjykon:
2 „Deri kur keni me gjyku padrejtë edhe me ua mbajt anën njerëzve të këqij?
Sela
3 Mbrojini ata që u bahet padrejtësi edhe ata që s'kanë babë.
Jepjau të drejtën atyne që s'kanë kush me i ndihmu edhe atyne që s'kanë kurgjo.
4 Çlirojini ata që u bahet padrejtësi edhe të varfnit.
Shpëtojini pi duarve të njerëzve të këqij.“
5 Ata s'dinë kurgjo edhe s'kuptojnë
kurgjo, po ecin nëpër terr. Krejt
themelet e tokës po dridhen.
6 „Unë kom thanë:
‘Ju jeni zota, ju krejt jeni djemtë e Më të Naltit.
7 Po ju keni me dekë si krejt njerëzit,
edhe keni me ra si çdo sundimtar tjetër!’“
8 Çohu, o Zot, edhe gjykoje tokën,
se krejt popujt të takojnë ty.