Kangë t'shejta 86
1 Ma kthe veshin, o Jehova, edhe m’u përgjigj,
se jom tu vujt edhe jom i vorfën.
2 Ruaje jetën teme, se jom besnik. M’pshto
mu, shërbëtorin tand, se kom besim
te ti, se ti je Zoti jem.
3 Tregom mirësi, o Jehova, se ty
po të thërras krejt ditën.
4 Gëzoje shërbëtorin tand, se te
ti, o Jehova, po drejtohem.
5 Se ti, o Jehova, je i mirë edhe fal me qef.
Ti ke shumë dashni besnike për krejt ata që të thërrasin.
6 Ngoma lutjen, o Jehova, edhe kushtoju vëmendje lutjeve
të mia kur po të lyp ndihmë.
7 Në ditën kur jom në zor, ty po
të thërras, se ti ke me m’u përgjigj.
8 Mes krejt zotave s’ka asnji si ti,
o Jehova, edhe s’ka vepra si tuat.
9 Krejt popujt që i ke kriju kanë me ardh
edhe kanë me u përkul para teje, o
Jehova, edhe kanë me ia dhanë lavdinë emnit tand.
10 Se ti je i madh edhe bon mrekulli.
Veç ti je Zot.
11 Më mso rrugën tande, o Jehova.
Kom me ecë në rrugën e së vërtetës tande.
Ma jep nji zemër që s’asht e ndame, që ka respekt të madh për emnin tand.
12 Të lavdoj, o Jehova, Zoti jem, me krejt zemrën
teme, edhe kom me e madhnu emnin tand përgjithmonë,
13 se dashnia jote besnike për mu asht shumë e madhe,
edhe ti ma ke pshtu jetën pi thellësive të vorrit.
14 O Zot, njerzt mendjemdhaj m’kanë sulmu. Nji grup
njerzish pa pikë ndërgjegjeje po dojnë me ma
marrë jetën, edhe s’kanë kurrfarë respekti për ty.
15 Po ti, o Jehova, je nji Zot që ki dhimt edhe të vjen
gjynah për njerzit, që s’zemrohesh shpejt edhe je plot dashni besnike e besnikni.
16 Kthehu kah unë edhe ma jep
pëlqimin tand. Jepja fuqinë tande shërbëtorit tand
edhe pshtoje djalin e skllaves tande.
17 Ma jep nji shenjë që kallxon sa i mirë je,
që ata që m’urrejnë me e pa edhe me ju ardh
marre. Se ti, o Jehova, më ndihmon edhe më ngushëllon.