Kangë t'shejta 91

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Kush banon në vendin e msheftë të Ma të
Naltit, ka me nejt nën hijen e të Plotfuqishmit.

2 Unë kom me i thanë Jehovës:
„Ti je streha jem edhe kalaja jem, Zoti jem, që kom besim te ti.“

3 Se aj ka me të pshtu pi kurthit të atij
që i zen shpezët, pi murtajës që sjell vdekje.

4 Aj ka me i shtri krahët e vet përmbi ty, edhe
nën fletët e tij ke me lypë mbrojtje. Besniknia e tij
ka me kon nji mburojë e madhe edhe nji mur mbrojtës.

5 S’ke me u tutë as pi tmerreve të
natës, as pi shigjetës që fluturon ditën,

6 as pi murtajës që afrohet tinza në terr,
as pi shkatërrimit që bon kërdi në mesditë.

7 Nji mijë kanë me ra ngat teje
edhe dhjetë mijë në anën tande të
djathtë, po ty s’ka me të prekë.

8 Ti veç ke me kqyrë edhe ke
me e pa dënimin e të kqijve.

9 Se ti ke thanë:
„Jehova asht streha jem“, edhe e ke bo të Ma të Naltin banesën tande.

10 S’ka me të gjetë kurrfarë fatkeqësie, edhe asnji
murtajë s’ka me iu afru çadrës tande.

11 Se aj ka me i urdhnu melaqet e veta për
ty, që me të rujt në krejt rrugët tua.

12 Ata kanë me të bartë në duart e veta,
që mos me e përplasë kambën për naj gur.

13 Ke me shkelë mbi luanin e ri edhe mbi kobrën.
Ke me i shkelë luanin me krifë edhe gjarpnin e madh.

14 Zoti ka thanë: „Se aj më don me krejt zemër, kom me
e liru. Kom me e mbrojtë, se aj e njeh emnin tem.

15 Aj ka me më thirrë edhe unë kom me iu përgjigj.
Kur të jetë në zor, kom me kon me të.
Kom me e liru edhe kom me i dhanë lavdi.

16 Kom me e shpërbly me jetë të gjatë edhe
kom me ia kallxu veprat e mia të pshtimit.“