Psalmi 98
1 Këndoni nji kangë t’re për Jehovën, se aj ka
bo sene t’mrekullueshme. Dora e tij e djathtë,
krahu i tij i shenjtë, e kanë pru shpëtimin.
2 Jehova i ka bo t’dituna punët me t’cilat ka
shpëtu, e ka zbulu drejtësinë e vet para popujve.
3 Aj e ka kujtu dashninë e tij besnike edhe besnikninë ndaj shpisë së Izraelit.
Krejt skajet e tokës e kanë pa shpëtimin që e ka pru Zoti jonë.
4 Lëshoni brohorima t’fitores për Jehovën, o krejt toka.
Gëzohuni, brohoritni edhe këndoni kangë lavdie.
5 Këndoni kangë për Jehovën me harfë, me
harfë edhe me kangë që tingëllojnë bukur.
6 Me trumbeta edhe me tinguj t’brinave,
brohoritni me fitore para Mbretit Jehova.
7 Le t’ushtojë deti edhe krejt qka ka mrena tij,
edhe toka bashkë me krejt ata që jetojnë n’to.
8 Lumenjtë le t’i rrahin duart, e
malet le t’brohorasin krejt bashkë
9 para Jehovës, se aj po vjen me e gjyku tokën. Aj
ka me konë gjykatës i drejtë për tokën ku jetojnë njerëzit,
edhe ka me i gjyku popujt pa ia majt anën kërkujt.