Kangë t'shejta 99

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Jehova u bo Mbret. Popujt le të dridhen. Aj
rrin në fron mbi kerubinët. Toka le të dridhet.

2 Jehova asht i madh në Sion, aj
asht i naltsum mbi krejt popujt.

3 Le ta lavdërojnë emnin tand të madh, se aj
ngjall respekt të madh edhe asht i shenjtë.

4 Aj asht nji Mbret i fuqishëm që e don drejtësinë.
Ti e ke vendosë fort atë që asht e drejtë.
Te Jakobi ti je kujdesë që me pasë drejtësi.

5 Lavdërojeni Jehovain, Perëndinë tonë, përkuluni
te vendi ku aj i mbështet
kambët. Aj asht i shenjtë.

6 Moisiu edhe Aaroni jonë konë ndër priftat e
tij, e Samueli ndër ata që e kanë
thirrë emnin e tij. Ata i kanë
thirrë Jehovait edhe aj ju ka përgjigjë gjithmonë.

7 Pi shtyllës së resë aj ju ka folë çdo herë.
Ata i kanë marrë për zemër përkujtimet e tij, edhe urdhnin që ua ka dhanë.

8 O Jehova, Perëndia jonë, ti ju ke përgjigjë atyne, ti
ju ke tregu atyne që je nji Perëndi që fal,
po për punët e tyne të kqija i ke ndëshku.

9 Lavdërojeni Jehovain, Perëndinë tonë, edhe përkuluni
para malit të tij të shenjtë. Se
Jehova, Perëndia jonë, asht i shenjtë.