Kangë t'shejta 100
1 Thirrni Jehovës me brohori fitoreje, o krejt toka!
2 Shërbeni Jehovës plot gëzim.
Ejani para tij tu brohoritë.
3 Dijeni: Jehova asht Zoti. Aj na ka bo,
e na jemi t’tij. Na jemi populli
i tij edhe delet e kullotës së tij.
4 Hyni n’portat e tij plot
falënderim, e n’oborret e tij tu
e lavdëru. Falënderojeni, lavdërojani emnin.
5 Se Jehova asht i mirë, dashnia
e tij besnike zgjat përgjithmonë, e besniknia
e tij vazhdon brez mas brezi.