Kangë t'shejta 101
1 Për dashninë besnike edhe për drejtësinë kom me këndu.
Ty, o Jehova, kom me t’këndu kangë.
2 Kom me vepru me kujdes e s’kom me bo kurgjo t’gabume.
Kur ki me ardh te unë?
Me zemër t’ndershme kom me jetu n’shpinë teme.
3 S’kom me qit para syve t’mi kurgjo që s’vlen.
I urrej punët e atyne që largohen pi rrugës së drejtë.
S’du me pas kurgjo punë me ta.
4 S’kom kurgjo punë me zemër t’shtrembët.
S’du me pas punë me kurgjo t’keqe.
5 Secilin që i shpif msheftas tjetrit, kom
me e bo me hesht. S’kom me duru
askon që i shikon tjerët pi nalt
e që e ka zemrën plot mendjemadhësi.
6 Kom me i kthy sytë kah njerëzit besnikë t’tokës, që
me i lanë me banu te unë. Kush ecën
n’rrugën e jetës pa bo kurgjo t’gabume, ka me m’shërby.
7 Asnji njeri mashtrues s’ka me banu n’shpinë teme,
e asnji rrenacak s’ka me m’dalë para syve.
8 Çdo mëngjes kom me i bo me hesht krejt njerëzit e këqij t’tokës,
që me i largu pi qytetit t’Jehovait krejt ata që bojnë punë t’këqija.