Psalmi 103
1 Kam me e lavdëru Jehovën, krejt qka asht mrena
meje ka me e lavdëru emnin e tij t'shenjtë.
2 Kam me e lavdëru Jehovën.
Kurrë s'kam me harru krejt qka ka bo aj.
3 Aj t'i fal krejt shkeljet e tua
edhe t'i shëron krejt smundjet e tua.
4 Aj ta shpëton jetën pi vorrit edhe t'kurorëzon
me dashninë e tij besnike e me dhimt.
5 Aj t'ngop me t'mira tanë jetën, që rinia jote
me u bo prapë e re, si te shqiponja.
6 Jehova vepron drejt edhe u jep
drejtësi krejt atyne që jonë t'shtypun.
7 Aj ia ka tregu Moisiut rrugët e
veta, edhe bijve t'Izraelit veprat e veta.
8 Jehova ka dhimt edhe i vjen gjynah, nuk
hidhërohet shpejt edhe ka shumë dashni besnike.
9 Aj s'ka me na i përmend gabimet tona pa
fund, as s'ka me na majt inat përgjithmonë.
10 Aj s'na ka trajtu qysh e kemi meritu për shkak
t'mëkateve tona, as s'na e ka kthy për shkeljet tona.
11 Se sa nalt asht qielli mbi tokë, aq e madhe asht dashnia
e tij besnike për ata që kanë frikë e respekt për të.
12 Sa larg asht lindja e diellit pi perëndimit t'tij, aq
larg i ka largu aj shkeljet tona pi nesh.
13 Qysh nji babë ka dhimt për djemtë e vet, qashtu edhe Jehova
ka dhimt për ata që kanë frikë e respekt për të.
14 Se aj e din fort mirë qysh jemi
t'bo, e mban n'mend që jemi pluhun.
15 Ditët e njeriut t'vdekshëm jonë si bari.
Aj lulëzon si nji lule n'fushë.
16 Kur fryn era, ajo zhduket, sikur
mos me u konë kurrë.
17 Po dashnia besnike e Jehovës zgjat përgjithmonë për ata
që kanë frikë e respekt për të, edhe
drejtësia e tij vazhdon për fëmijët e fëmijëve t'tyne,
18 për ata që e mbajnë besëlidhjen e tij, që
kujdesen mirë me i zbatu urdhnat e tij.
19 Jehova e ka vendos fort fronin e tij n'qiell.
Sundimi i tij shtrihet mbi krejt.
20 Lavdërojeni Jehovën, ju krejt engjëjt e tij, që jeni t'fortë e t'fuqishëm,
që ia ngoni zanin edhe kështu i kryni urdhnat e tij.
21 Lavdërojeni Jehovën, ju krejt ushtritë e tij, ju
shërbëtorët e tij që ia kryni vullnetin.
22 Lavdërojeni Jehovën, krejt veprat e tij, n'krejt
vendet ku aj sundon. Krejt qka
jom unë ka me e lavdëru Jehovën.