Psalmi 111
1 Lavdërojeni Jahun! Kom me e lavdëru
א (Aleph)
Jehovën me krejt zemrën teme mes t'drejtëve
ב (Bet)
që jonë mbledh bashkë edhe n'kuvend.
ג (Gimel)
2 Punët e Jehovës jonë t'mdha.
ד (Dalet)
Krejt ata që gëzohen me to, i studiojnë me kujdes.
ה (He)
3 Punët e tij jonë plot lavdi e
ו (Waw)
shkëlqim, edhe drejtësia e tij zgjat përgjithmonë.
ז (Zajin)
4 Aj ka bo që punët e tij t'mrekullueshme me u kujtu.
ח (Chet)
Jehova ka dhimt edhe i vjen gjynah për tjerët.
ט (Tet)
5 Atyne që kanë respekt t'madh për të, u jep ushqim.
י (Jod)
Aj e kujton gjithmonë besëlidhjen e vet.
כ (Kaf)
6 Aj ia ka tregu popullit t'vet punët e
ל (Lamed)
veta t'fuqishme, tu ia dhanë trashëgiminë e popujve.
מ (Mem)
7 Punët e duerve t'tij jonë t'vërteta e t'drejta.
נ (Nun)
Krejt urdhnave t'tij munesh me ju besu.
ס (Samech)
8 Në to munesh me u mbështet gjithmonë, sot e përgjithmonë.
ע (Ajin)
Ato bazohen n'vërtetësi e drejtësi.
פ (Pe)
9 Aj e ka shpengu popullin e vet.
צ (Zade)
Ka urdhnu që besëlidhja e tij me mbetë përgjithmonë.
ק (Kof)
Emni i tij asht i shenjtë edhe t'bon me pasë frikë e respekt.
ר (Resch)
10 Mençuria nis kur ke respekt t'madh për Jehovën.
ש (Sin)
Krejt ata që i zbatojnë urdhnat e tij tregojnë që kanë kuptim t'vërtetë.
ת (Taw)
Lavdia e tij zgjat përgjithmonë.