Psalmi 114
1 Kur Izraeli ka dalë pi Egjiptit, kur shpia e Jakobit
u largu pi nji popull që fliste gjuhë t'huej,
2 atëherë Juda u bo vendi i shenjtë i
Zotit, e Izraeli vendi ku aj sundonte.
3 Deti e ka pa edhe ka ikë.
Jordani u kthy mbrapa.
4 Malet kanë kërcy si desht,
e kodrat si qengjat.
5 Pse ke ikë, o det?
Pse, o Jordan, je kthy mbrapa?
6 Pse keni kërcy si desht, o
male, si qengjat, o kodra?
7 Dridhu, o tokë, për shkak
t'Zotit, për shkak t'Zotit t'Jakobit,
8 që e kthen shkambin n'nji pellg me ujë e
me kallama, e gurin e strallit n'burime uji.