Kangë t'shejta 115

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Jo neve, o Jehova, jo neve, po
emrit tand jepja lavdinë, për shkak
të dashnisë tande besnike edhe besniknisë tande.

2 Pse me thanë popujt:
„Ku asht Zoti i tyne?“

3 Zoti jonë asht në qiell.
Aj e ban krejt qka don.

4 Idhujt e tyne jonë pi argjendi e
ari, vepër e duerve të njerëzve.

5 Kanë gojë, po s'munden me folë,
kanë sy, po s'munden me pa.

6 Kanë veshë, po s'munden me ni,
kanë hundë, po s'munden me nuhatë.

7 Kanë duer, po s'munden me prekë,
kanë kambë, po s'munden me ecë. Me
fytin e vet s'nxjerrin asnji za.

8 Ata që i bojnë idhujt kanë me u bo
si ata, edhe krejt ata që u besojnë.

9 O Izrael, beso te Jehovai – aj
asht ndihma juj edhe mburoja juj.

10 O shpija e Aronit, besoni te Jehovai –
aj asht ndihma juj edhe mburoja juj.

11 Ju që keni respekt të madh për Jehovën, besoni te
Jehovai – aj asht ndihma juj edhe mburoja juj.

12 Jehovai na mban në mend edhe ka me na beku.
Ka me e beku shpinë e Izraelit.
Ka me e beku shpinë e Aronit.

13 Ka me i beku ata që kanë respekt të
madh për Jehovën, si të vegjlit, si të mëdhenjtë.

14 Jehovai ka me ju bo me
u shtu, juve edhe fëmijët juj.

15 Ju bekoftë Jehovai, që e
ka bo qiellin edhe tokën.

16 Sa për qiellin, aj i takon Jehovait,
po tokën ua ka dhanë njerëzve.

17 Të vdekunit s'e lavdojnë Jahun, as kurrkush
që zhdryp në heshtjen e vdekjes.

18 Po na kemi me
e lavdu Jahun, pi tash
e përgjithmonë. Lavdojeni Jahun!