Psalmi 116
1 Unë e du Jehovën, se aj ma nin zanin
edhe lutjet e mia kur i lutna për ndihmë.
2 Se aj ma ka kthy veshin, e unë
kam me e thirrë sa t'jem gjallë.
3 Prangat e vdekjes m'kanë mbështjellë.
Vorri m'ka pasë n'dorë.
Halli edhe mërzia m'kanë kaplu.
4 Po unë e kom thirrë emnin e Jehovës:
„Ah Jehova, t'lutna, shpëtom!“
5 Jehovai asht i dhembshun edhe i drejtë.
Zoti jonë ka dhimt.
6 Jehovai i run ata që s'kanë përvojë.
Kom ra poshtë, e aj m'ka shpëtu.
7 Le t'qetësohet shpirti jem prapë,
se Jehovai m'ka ba mirë.
8 Ti m'ke shpëtu pi vdekjes, ma ke rujt synin
pi lotëve edhe kambën mos me u pengu.
9 Kam me ecë para Jehovës n'vendin e t'gjallëve.
10 Kom pasë besim, prandaj kom folë.
Jom ndi shumë keq.
11 Kur m'ka kapë paniku, kom thanë:
„Krejt njerzt jonë rrenacakë.“
12 Qysh muj me ia kthy t'mirën Jehovës
për krejt t'mirat që m'i ka ba?
13 Kam me e marrë kupën e shpëtimit edhe
kam me e thirrë emnin e Jehovës.
14 Kam me i mbajtë zotimet që ia
kom ba Jehovës para krejt popullit t'tij.
15 Shumë e çmueshme n'sytë e Jehovës asht
vdekja e atyne që i rrijnë besnikë.
16 T'lutna, Jehova, unë jom shërbëtori
yt. Jom shërbëtori yt, djali
i robëreshës tane. Ti
m'ke liru pi prangave t'mia.
17 Kam me ta pru kurbanin e falënderimit.
Kam me e thirrë emnin e Jehovës.
18 Kam me i mbajtë zotimet që ia
kom ba Jehovës para krejt popullit t'tij,
19 n'oborret e shpisë së
Jehovës, n'mesin tand,
o Jerusalem. Lavdërojeni Jahun!