Kangë t'shejta 123

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Kah ti po i çoj sytë nalt,
kah ti që rrin n’fron n’qiell.

2 Qysh sytë e shërbëtorëve shikojnë kah dora e zotnisë
së tyne, edhe sytë e nji shërbëtoreje kah dora e
zojës së vet, ashtu edhe na i kemi sytë
kah Jehovai, Zoti jonë, derisa aj t’na tregojë mirësi.

3 Na trego mirësi, o Jehova, na trego mirësi,
se boll e ma shumë përbuzje kemi përjetu.

4 Pi atyne që jonë fort t’sigurt n’veti, kemi duru boll e ma
shumë tallje, edhe pi atyne që e mbajnë veten nalt, përbuzje.