Kangë t'shejta 124

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 “Mos me u konë Jehovai n’anën tonë”
– tash le t’thotë Izraeli –,

2 “mos me u konë Jehovai n’anën tonë,
kur njerëzit u çunë me na sulmu,

3 atëherë ata na kishin përbi t’gjallë, kur
u ndez zemërimi i tyne kundër neve.

4 Atëherë uji na kish marrë me veti,
përroi i rrëmbyeshëm na kish mbulu.

5 Valët e furishme na kishin marrë përpara.

6 Lavdi i koftë Jehovait, se aj s’na
ka dorëzu si gjah n’dhombët e tyne.

7 Na jena si nji zog,
që i ka shpëtu
kurthit t’gjuetarit. Kurthi u thy
edhe na kemi shpëtu.

8 Ndihma jonë vjen pi emnit t’Jehovait, pi atij
që i ka bo qiellin edhe tokën.”