Kangë t'shejta 127

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Nëse Jehovai s'e ndërton shpinë,
kot lodhen ndërtuesit tu e
ndërtu. Nëse Jehovai s'e ruan
qytetin, kot rrin zgju rojtari.

2 Kot çoheni herët në mëngjes, e rrini
zgju deri vonë, e lodheni shumë për me
siguru ushqimin, se aj kujdeset për ata
që i don, edhe ua fal gjumin.

3 Djemtë jonë nji trashëgimi pi Jehovait.
Fëmijët jonë nji shpërblim.

4 Si shigjetat në dorën e nji njeriu të fortë, ashtu jonë
djemtë që i ka pasë kur u konë i ri.

5 Lum aj burrë që e mbush kukurën e vet
me ta. Ata s'kanë me mbetë me marre, se
kanë me folë me armiqtë te porta e qytetit.