Psalmi 129
1 “Qysh pi rinisë tem m’kanë sulmu pa
nalë” – tash le t’thotë Izraeli –,
2 “qysh pi rinisë tem m’kanë sulmu pa nalë.
Po s’kanë mujt me m’mposht.
3 Ata që lëvrojnë ma kanë lëvru shpinën.
Kanë qelë brazda t’gjata.”
4 Po Jehovai asht i drejtë.
Aj i ka pre litarët e t’kqijve.
5 Kanë me metë t’turpnum edhe kanë me u
tërhjek t’koritun, krejt ata që e urrejnë Sionin.
6 Kanë me u bo si bari mbi
kulme, që thahet hala pa u shkulë,
7 që s’ia mbush dorën atij që korr,
as krahët atij që i mbledh duajt.
8 Ata që kalojnë aty s’kanë me thanë:
“Bekimi i Jehovait koftë mbi ju.
Na ju bekojmë n’emën t’Jehovait.”