Kangë t'shejta 133
1 Sa mirë e sa e këndshme asht,
kur vllaznit jetojnë bashkë si nji!
2 Asht si vaji i çmueshëm që
derdhet mbi kry, që rrjedh poshtë n'mjekër,
n'mjekrën e Aronit, që rrjedh poshtë
deri te jaka e petkave t'tij.
3 Asht si vesa e Hermonit, që
bjen mbi malet e Sionit. Se
atje Jehovai ka urdhnu që
me pasë bekim, po, jetë t'amshume.