Kangë t'shejta 135
1 Lavdnojeni Jahun!
Lavdnojeni emnin e Jehovait.
Lavdnojeni Jehovain, ju shërbëtorët e tij,
2 ju që rrini n'këmbë n'shpinë e
Jehovait, n'oborret e shpisë t'Zotit tonë.
3 Lavdnojeni Jahun, se Jehovai asht i mirë.
Këndoni kangë për me ia lavdnu emnin, se kjo asht diçka e bukur.
4 Se Jahu e ka zgjedh Jakobin për
veti, Izraelin si pasuni t'veçantë t'veten.
5 Po, unë e di fort mirë që Jehovai asht i madh.
Zoti jonë asht ma i madh se krejt zotat tjerë.
6 Jehovai e bon krejt qka don, n'qiell
e n'tokë, n'dete e n'krejt thellësitë.
7 Aj i bon retë me u ngrit pi
skajeve t'tokës. Aj i bon vetëtimat për shiun,
e erën e nxjerr pi depot e veta.
8 Aj i ka mbyt t'parëlindunit e
Egjiptit, si njerëz ashtu edhe kafshë.
9 Aj ka bo shenja e mrekulli n'mesin tand,
o Egjipt, kundër faraonit e krejt shërbëtorëve t'tij.
10 Aj ka godit shumë popuj e
i ka vra mbretën t'fuqishëm:
11 Sihonin, mbretin e amoritëve,
Ogun, mbretin e Bashanit, edhe
krejt mbretnitë e Kanaanit.
12 Tokën e tyne ia ka dhanë Izraelit si
trashëgimi, si trashëgimi për popullin e vet.
13 O Jehova, emni yt ka me mbet përgjithmonë.
O Jehova, lavdia jote ka me mbet brez mas brezi.
14 Se Jehovai ka me e mbrojt popullin e vet e
ka me i ardh gjynah për shërbëtorët e vet.
15 Idhujt e popujve jonë pi argjendi
e ari, punë e duerve t'njerëzve.
16 Kanë gojë, po s'mujnë me fol,
kanë sy, po s'mujnë me pa.
17 Kanë veshë, po s'mujnë me ni.
N'gojën e tyne s'ka frymë.
18 Ata që i bojnë, kanë me u bo
si ata, edhe krejt ata që ju besojnë.
19 O shpija e Izraelit, lavdnoje Jehovain.
O shpija e Aronit, lavdnoje Jehovain.
20 O shpija e Levit, lavdnoje Jehovain.
Ju që keni frikë e respekt për Jehovain, lavdnojeni Jehovain.
21 Le t'lavdnohet Jehovai pi
Sionit, aj që
banon n'Jerusalem. Lavdnojeni Jahun!