Psalmi 136

Aus bibla-popullore.org
Version vom 24. Oktober 2026, 21:35 Uhr von BiblaPopulloreBot1337 (Diskussion | Beiträge)
(Unterschied) ← Nächstältere Version | Aktuelle Version (Unterschied) | Nächstjüngere Version → (Unterschied)
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Falënderone Jehovën, se aj asht i mirë, se
dashnia e tij besnike s’ka me mbaru kurrë.

2 Falënderone Zotin e zotave, se dashnia e
tij besnike s’ka me mbaru kurrë.

3 Falënderone Zotin e zotnive, se dashnia e
tij besnike s’ka me mbaru kurrë.

4 Veç aj vet i bon mrekullitë e mdhaja, se
dashnia e tij besnike s’ka me mbaru kurrë.

5 Me zotësi e ka kriju qiellin, se dashnia
e tij besnike s’ka me mbaru kurrë.

6 E ka shtri tokën përmi ujna, se dashnia
e tij besnike s’ka me mbaru kurrë.

7 I ka bo dritat e mdhaja, se dashnia
e tij besnike s’ka me mbaru kurrë,

8 po, diellin që me sundu ditën, se dashnia
e tij besnike s’ka me mbaru kurrë,

9 hanën edhe yjet që me sundu natën, se
dashnia e tij besnike s’ka me mbaru kurrë.

10 I ka vra të parëlindunit e Egjiptit, se
dashnia e tij besnike s’ka me mbaru kurrë.

11 E ka nxjerr Izraelin pi mesit t’Egjiptit, se
dashnia e tij besnike s’ka me mbaru kurrë,

12 me dorë t’fortë edhe me krah t’zgjatun, se
dashnia e tij besnike s’ka me mbaru kurrë.

13 E ka nda Detin e Kuq, se dashnia
e tij besnike s’ka me mbaru kurrë.

14 E ka lanë Izraelin me kalu nëpër mes të tij,
se dashnia e tij besnike s’ka me mbaru kurrë.

15 Faraonin edhe ushtrinë e tij i ka hedh n’Detin e
Kuq, se dashnia e tij besnike s’ka me mbaru kurrë.

16 E ka çu popullin e vet nëpër shkretinë, se
dashnia e tij besnike s’ka me mbaru kurrë.

17 I ka mund mbretat e mdhaj, se dashnia
e tij besnike s’ka me mbaru kurrë.

18 I ka vra mbretat e fuqishëm, se dashnia
e tij besnike s’ka me mbaru kurrë,

19 Sihonin, mbretin e amoritëve, se dashnia e
tij besnike s’ka me mbaru kurrë,

20 edhe Ogun, mbretin e Bashanit, se dashnia
e tij besnike s’ka me mbaru kurrë.

21 Tokën e tyne ia ka dhanë popullit të vet si
trashëgim, se dashnia e tij besnike s’ka me mbaru kurrë,

22 si trashëgim për Izraelin, shërbëtorin e vet, se
dashnia e tij besnike s’ka me mbaru kurrë.

23 Na ka kujtu kur na jena konë përtokë, se
dashnia e tij besnike s’ka me mbaru kurrë.

24 Prapë e prapë na ka shpëtu pi kundërshtarëve tonë,
se dashnia e tij besnike s’ka me mbaru kurrë.

25 Krejt gjallesave u jep ushqim, se dashnia
e tij besnike s’ka me mbaru kurrë.

26 Falënderone Zotin e qiellit, se dashnia e
tij besnike s’ka me mbaru kurrë.