Kangë t'shejta 137
1 Te lumenjtë e Babilonisë, aty kemi nejtë ulun.
Kemi kajtë kur na u kujtu Sioni.
2 Në plepat që ishin aty në
mes, i kemi varë harpat tona.
3 Se aty ata që na kanë mbajtë rob, kanë lypë pi neve me këndu nji kangë.
Ata që talleshin me neve, kanë lypë me i argëtu:
„Na këndoni nji pi kangëve të Sionit.“
4 Qysh me e këndu kangën e
Jehovait në tokë të huej?
5 Nëse të harroj ty, o Jerusalem, atëherë le
të harrojë edhe dora jem e djathtë.
6 Gjuha jem le të më ngjitet për
qiellzë, nëse s'të kujtoj ty, nëse Jerusalemin s'e
kom për gëzimin tem ma të madh.
7 O Jehova, kujtoje qka kanë thanë Edomitët ditën kur ka ra Jerusalemi:
„Rrënojeni!
Rrënojeni deri në themele!“
8 O bija e Babilonisë, që së shpejti ke
me u shkatrru, lum aj që ka me
ta kthy qka na ke bo ti neve.
9 Lum aj që ka me i kapë fëmijët
e tu edhe me i përplasë për shkambij.