Kangë t'shejta 142

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Me zanin tem po e thërras Jehovën për ndihmë.
Me zanin tem po i lutna Jehovës me m'pa me sy t'mirë.

2 Para tij i qes krejt brengat e mia.
Para tij ia tregoj hallin tem,

3 kur m'len fuqia. Ti atëherë
e run rrugën tem.
Rrugës kah po shkoj, ma
kanë mshef nji kurth.

4 Kqyre anën tem t'djathtë e shih,
se kërkush s'po interesohet për
mu. S'kom ku me ik. Kërkush
s'e ka dert për mu.

5 Ty po t'thërras për ndihmë, o Jehova.
Po thom:
“Ti je streha jem, krejt qka kom n'vendin e t'gjallëve.”

6 Dëgjoje thirrjen tem për ndihmë, se
jom ra krejt përtokë. M'shpëto
pi atyne që po m'ndjekin, se
jonë ma t'fortë se unë.

7 M'nxirr pi burgu, që me ta
lavdëru emnin. Le t'mblidhen rreth
meje njerëzit e drejtë, se ti
je i mirë me mu.