Kangë t'shejta 144

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Qoftë i lavdnum Jehovai, shkambi jem,
që m'i mëson duert për betejë, po,
edhe gishtat e mi për luftë.

2 Aj m'tregon dashni besnike e asht kalaja jeme,
streha jeme e sigurt edhe shpëtimtari jem,
mburoja jeme edhe aj te i cili kom
kërku mbrojtje, aj që m'i nënshtron popujt.

3 O Jehova, qka asht njeriu që ti e vëren,
biri i njeriut t'vdekshëm që ti i kushton vëmendje?

4 Njeriu asht veç si nji frymë.
Ditët e tij kalojnë si hije.

5 O Jehova, ule qiellin tand e zhdryp.
Preki malet e boni me qit tym.

6 Lësho vetëtima e shpërndaji armiqtë.
Gjuji shigjetat e tua e hutoji ata.

7 Zgjati duert e tua pi nalt.
M'liro e m'shpëto pi ujërat
e tërbueme, pi dora e t'hujve,

8 që goja e tyne rren e që e ngrisin
dorën e djathtë për me u betu rrejshëm.

9 O Zot, unë kam me ta këndu nji kangë t're.
Kam me këndu kangë lavdërimi për ty, me nji vegël me dhjetë tela,

10 për ty që ua jep fitoren mbretënve, për ty që
e shpëton shërbëtorin tand Davidin pi shpata që sjell vdekje.

11 M'liro e m'shpëto pi dora e t'hujve, që
goja e tyne rren e që e ngrisin
dorën e djathtë për me u betu rrejshëm.

12 Atëherë djemtë tanë kanë me u bo si bimët e reja që rriten
shpejt, e vajzat tona si shtyllat e qosheve, t'gdhenduna për nji pallat.

13 Hambaret tona kanë me u mbushë plot me gjithfarë prodhimesh.
Delet e dhitë tona n'kullosat tona kanë me u shumzu me mijëra, po, me dhjetëra mijëra.

14 Lopët tona që jonë me barrë t'randë s'kanë me pësu kurrfarë dëmi, e as s'kanë me i hup viçat pa lindë.
N'sheshet tona s'ka me u ni asnji britmë pikëllimi.

15 Lum aj popull që i shkon kështu!
Lum aj popull që e ka Jehovain për Zot!