Psalmi 150
1 Lavdërojeni Jahun!
Lavdërojeni Zotin n'vendin e tij t'shënjtë.
Lavdërojeni n'qiellin që e tregon fuqinë e tij.
2 Lavdërojeni për veprat e tij t'fuqishme.
Lavdërojeni për madhështinë e tij aq t'madhe.
3 Lavdërojeni me tingull t'brinit.
Lavdërojeni me vegla me tela e me harpë.
4 Lavdërojeni me dajre e me valle n'rreth.
Lavdërojeni me vegla me tela e me fyell.
5 Lavdërojeni me cimbale që tingëllojnë.
Lavdërojeni me cimbale që ushtojnë fort.
6 Krejt qka merr frymë, le ta lavdërojë Jahun.
Lavdërojeni Jahun!