Zanafilla 6

Aus bibla-popullore.org
Version vom 28. November 2025, 14:01 Uhr von Teddybär (Diskussion | Beiträge) (Update Quver. 1 Mo. 6 1-22)
Zur Navigation springen Zur Suche springen


⚠️ KUJDES: Ky kapitull osht tu u përkthy. Mundet me pasë gabime. ⚠️

1 Kur fillun me u shtu njerzit ne tokë dhe u linden çika, 2 bijt ose melaqet e Zotit e panë që çikat e njerzve jon kan te bukra. Ata i morën për gra krejt ato qe i zgedhen dhe që i deshtën. 3 Masanej Jehovaj tha: „Fryma jeme nuk ka me e duru njeriun përgjithmonë, se ai osht veç mish. Perqata jeta e tij ka me zgat veç deri 120 vjet.“

4 Ne at kohë, dhe masanej, në tokë jon kon Nefilimat Gjigantat e mdhaj. Atëherë bijt e Zotit ose Gjigantat flenë me çikat e njerzve dhe atyne u linden djem prej tyne Gjigantave. Ata ishin te fortit, trima të famshem te koheve te vjetra ose lashta.

5 Jehovaj e pa që ligësija e njerzve ne tokë ish bo shumë e madhe, edhe krejt mendimet dhe zemra e tyne ishin te shtyjm veç kah e keqja, gjat krejtë kohës. 6 Jehovajt i ardhi keq që i kish bo njerzt në tokë, u trishtua dhe i dhembte zemra. 7 Perqata Jehovaj tha: „Ka me i fshi njerzit që i kom kriju prej faqes së tokës, bashkë me kafshët te shpijës, shtazët që livriten ne tokë edhe shpezët e qiellit. Se po me vjen keq që i kom bo ose kriju.“ 8 Por Noen Jehovaj e pa me pelqim ose miratim.

9 Kjo osht historia e Noes. Noeja ish njeri i drejt. Ne brezin me njerzt te tjerë te asaj kohe, ai jetoj drejt dhe pastër u kan i paqortueshem. Noeja eci rrugës me Zotin e vërtetë. 10 Noeja i ka pas tre djem: Semin, Kamin edhe Jafetin. 11 Por toka para Zotit ish prish keq dhe u kan e mbushur plot me dhunë ose te kqija. 12 Zoti e kqyri token edhe e pa që ish prish shume, se krejt njerzt ne tokë e kishin marrë rrugën e keqe ose te shtremt.

13 Atëher Zoti i tha Noes: „Kom ba plan me i dhan fun njerzve, se toka për faj te tyne u mbush me dhunë. Po e bij nji shkatrrim per njerzit dhe per token.Perqata kam me shkaterru njerzit dhe token. 14 Bane nji anije te madhe prej drunit me rrëshinë. Ndaje mrena ne oda dhoma, edhe lyje me rrëshinë ose zift mrena edhe jashtë anijes. 15 Kjo anije ka me kon 300 kut e gat, 50 kut e gjanë dhe 30 kut e naltë. 16 Naltë, poshtë kulmit, qit nji dritare përreth nji kut te hapët. Derën e hymjes se anijes bane anashë ose me nji an. Bane anijen nji kat te poshtëm, nji te mesëm edhe nji te nalt.

17 Se kam me pru nje përmbytjen ne tokë, uji ka me mbulu krejt tokën, me zhduk prej tokës çdo send që ka frymë jete nën qiell ose hava. Krejt qka ka në tokë ka me dek. 18 Po me ty kom me bo një marrveshje ose beslidhje. Hyn ne anije ti, djemtë e tu, gruaja jote edhe grat e djemve tu. 19 Prej krejt kafshëve biri ne anije nga dy copa prej çdo lloji ose sorte, mashkull dhe femën, që ato kafshë me met gjallë bashkë me ty. 20 Prej shpezve te ndryshëm, prej kafshëve te ndryshme të shpijes edhe prej krejt gjallesave që livritin naper tokë.Nga dy copa çift kanë me ardh te ti, që ato me met gjallë. 21 Merr me veti edhe ushqim te çdollojti për veti edhe për ta.Kështu qe keni me pasë qka me hangër ju dhe kafshet.“

22 Noeja bani krejt ashtu qysh i tha Zoti. Ai bani taman qashtu.