Libri i tret i Musës 20

Aus bibla-popullore.org
Version vom 25. Oktober 2026, 08:59 Uhr von BiblaPopulloreBot1337 (Diskussion | Beiträge) (BiblaPopulloreBot1337 verschob die Seite Levitiku 20 nach Libri i tret i Musës 20, ohne dabei eine Weiterleitung anzulegen: falscher Name)
(Unterschied) ← Nächstältere Version | Aktuelle Version (Unterschied) | Nächstjüngere Version → (Unterschied)
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Jehovai ka vazhdu me i thanë Moisiut:

2 «Thuju izraelitëve: ‘Nëse nji izraelit ose nji i huj që jeton në Izrael ia jep Molekut njonin pi fëmijëve të vet, duhet patjetër me u dënu me vdekje. Populli i vendit duhet me e gjujtë me gurë deri sa të dekë.

3 Unë vetë kom me dalë kundër qati njeriu edhe kom me e përjashtu pi popullit të vet, se ia ka dhanë njonin pi fëmijëve të vet Molekut. Aj e ka ndotë venin tem të shenjtë edhe e ka përly emnin tem të shenjtë.

4 Nëse populli i vendit i mbyll sytë me qëllim para asaj që ka ba ky njeri, që ia ka dhanë fëmijën e vet Molekut, edhe nuk e dënon me vdekje,

5 unë patjetër kom me dalë kundër qati njeriu edhe familjes së tij. Kom me e përjashtu pi popullit të vet, bashkë me krejt ata që i shkojnë mas Molekut si prostituta, njisoj si aj.

6 Unë kom me dalë patjetër edhe kundër atij që shkon te ata që thërrasin shpirta ose te fallxhorët, e qashtu ju shkon mas si prostitutë. Kom me e përjashtu pi popullit të vet.

7 Duhet me e mbajtë veten të shenjtë edhe me konë të shenjtë, se unë jom Jehovai, Zoti i juve.

8 Duhet me i mbajtë rregullat e mia edhe me i zbatu. Unë jom Jehovai, aj që ju ban të shenjtë.

9 Nëse dikush e mallkon babën ose nanën e vet, duhet patjetër me u dënu me vdekje. Se e ka mallku babën ose nanën e vet, vetë e ka fajin për vdekjen e vet.

10 Nëse nji burrë ban tradhti bashkëshortore me grun e nji burri tjetër, atëherë burri që ka ba tradhti me grun e tjetrit duhet patjetër me u dënu me vdekje, si aj ashtu edhe gruja që ka ba tradhti.

11 Nëse nji burrë fle me grun e babës së vet, aj e ka turpnu babën e vet. Të dy duhet patjetër me u dënu me vdekje. Vetë e kanë fajin për vdekjen e tyne.

12 Nëse nji burrë fle me renë e vet, të dy duhet patjetër me u dënu me vdekje. Ata kanë ba nji sen kundër natyrës. Vetë e kanë fajin për vdekjen e tyne.

13 Nëse nji burrë fle me nji burrë tjetër, qysh flehet me nji grue, të dy kanë ba nji sen të neveritshëm. Ata duhet patjetër me u dënu me vdekje. Vetë e kanë fajin për vdekjen e tyne.

14 Nëse nji burrë e merr nji grue edhe nanën e saj, kjo asht nji sen shumë i turpshëm. Atë edhe të dy gratë duhet me i djegë, që mos me pasë ma ksi sjellje të turpshme mes juve.

15 Nëse nji burrë ban marrëdhënie seksuale me nji kafshë, duhet patjetër me u dënu me vdekje. Edhe kafsha duhet me u mbytë.

16 Nëse nji grue i afrohet naj kafshe për me pasë marrëdhënie seksuale me të, duhet me e mbytë edhe grun edhe kafshën. Të dyja duhet patjetër me u mbytë. Vetë e kanë fajin për vdekjen e tyne.

17 Nëse nji burrë ka marrëdhënie seksuale me motrën e vet, qoftë çika e babës së vet ose çika e nanës së vet, edhe aj ia sheh lakuriqësinë asaj e ajo ia sheh atij, kjo asht nji sen i turpshëm. Ata duhet me u përjashtu para syve të popullit të vet. Aj e ka turpnu motrën e vet edhe duhet me e majtë fajin për atë që ka ba.

18 Nëse nji burrë fle me nji grue që i ka të përmuajshmet edhe ban marrëdhënie seksuale me të, aj edhe ajo e kanë zbulu burimin e gjakut të saj. Të dy duhet me u përjashtu pi popullit të vet.

19 Nuk guxon me pasë marrëdhënie seksuale me motrën e nanës ose të babës tand, se qashtu e turpnon nji të afërm të gjakut. Ata që e kanë ba këtë duhet me e majtë fajin për atë që kanë ba.

20 Nëse nji burrë fle me grun e axhës së vet, aj e ka turpnu axhën e vet. Të dy duhet me e majtë fajin për gjynahun e tyne edhe kanë me dekë pa fëmijë.

21 Nëse nji burrë e merr grun e vllaut të vet, kjo asht nji sen i neveritshëm. Aj e ka turpnu vllaun e vet. Ata kanë me dekë pa fëmijë.

22 Mbajuni krejt rregullave të mia edhe krejt vendimeve të mia, edhe zbatojini, që toka ku po ju çoj me jetu mos me ju pështy jashtë.

23 Mos i ndiqni zakonet e popujve që unë po i dëboj para juve. Ata i kanë ba krejt këto sene edhe për qata m'vjen neveri pi tyne.

24 Për qata ju kom thanë: “Ju keni me e marrë tokën e tyne si pronë. Unë kom me jua dhanë si pronë. Ajo asht nji tokë ku rrjedh qumësht e mjaltë. Unë jom Jehovai, Zoti i juve, që ju kom nda pi popujve tjerë.”

25 Duhet me i dallu kafshët e pastra pi atyne të papastra, edhe zogjtë e papastër pi atyne të pastër. Mos e ndotni veten me naj kafshë, zog ose naj sen që zvarritet nëpër tokë, që unë e kom nda si të papastër për ju.

26 Duhet me konë të shenjtë për mu, se unë, Jehovai, jom i shenjtë, edhe ju kom nda pi popujve tjerë që me m'taku mu.

27 Nëse nji burrë ose nji grue merret me thirrjen e shpirtrave ose me fall, duhet patjetër me u dënu me vdekje. Duhet me i gjujtë me gurë. Vetë e kanë fajin për vdekjen e tyne.’»