Libri i katërt i Musës 1
1 Jehovai ka fol me Moisiun në tendën e takimit, në shkretinën e Sinait, ditën e parë të mujit të dytë, në vitin e dytë mas daljes së tyne pi Egjiptit. Aj i tha:
2 “Numërojeni krejt bashkësinë e izraelitëve edhe shkrujini emnat e krejt meshkujve, njonin mas tjetrit, sipas familjeve edhe farefiseve të tyne.
3 Ti edhe Aroni keni me i regjistru krejt burrat në Izrael që i kanë 20 vjet e ma shumë edhe që munden me shërby në ushtri, secilin sipas njësisë së vet ushtarake.
4 Merreni me veti nga nji burrë pi secili fis, që asht kryetar i farefisit të vet.
5 Këta jonë emnat e burrave që kanë me ju ndihmu: pi fisit të Rubenit, Elizuri, djali i Shedeurit;
6 pi fisit të Simeonit, Shelumieli, djali i Zurishadait;
7 pi fisit të Judës, Nahshoni, djali i Aminadabit;
8 pi fisit të Isakarit, Netaneli, djali i Zuarit;
9 pi fisit të Sebulonit, Eliabi, djali i Helonit;
10 pi djemtë e Jozefit: pi fisit të Efraimit, Elishama, djali i Amihudit; pi fisit të Manaseut, Gamalieli, djali i Pedazurit;
11 pi fisit të Benjaminit, Abidani, djali i Gideonit;
12 pi fisit të Danit, Ahiezeri, djali i Amishadait;
13 pi fisit të Asherit, Pagieli, djali i Okranit;
14 pi fisit të Gadit, Eliasafi, djali i Deuelit;
15 pi fisit të Naftalit, Ahira, djali i Enanit.
16 Këta jonë burrat që u thirrën pi bashkësia. Ata jonë kryetarët e fiseve të të parëve të tyne, kryetarët e mijësheve të Izraelit.”
17 Kështu Moisiu edhe Aroni i kanë marrë me veti këta burra që u përmendën me emën.
18 Ditën e parë të mujit të dytë, e kanë mbledh krejt bashkësinë, që me i regjistru me emën, njonin mas tjetrit, krejt burrat prej 20 vjeç e nalt, sipas familjeve edhe farefiseve të tyne,
19 bash qysh e ka urdhnu Jehovai Moisiun. Qeshtu i kanë regjistru në shkretinën e Sinait.
20 Djemtë e Rubenit, pasardhësit e djalit të parë të Izraelit, jonë regjistru me emën sipas familjeve edhe farefiseve të tyne. Krejt burrat prej 20 vjeç e nalt, që kanë mujt me shërby në ushtri, jonë numru njoni mas tjetrit.
21 Numri i atyne që u regjistrun pi fisi i Rubenit u konë 46 500.
22 Pasardhësit e Simeonit jonë regjistru me emën sipas familjeve edhe farefiseve të tyne. Krejt burrat prej 20 vjeç e nalt, që kanë mujt me shërby në ushtri, jonë numru njoni mas tjetrit.
23 Numri i atyne që u regjistrun pi fisi i Simeonit u konë 59 300.
24 Pasardhësit e Gadit jonë regjistru me emën sipas familjeve edhe farefiseve të tyne. Krejt burrat prej 20 vjeç e nalt, që kanë mujt me shërby në ushtri, jonë numru.
25 Numri i atyne që u regjistrun pi fisi i Gadit u konë 45 650.
26 Pasardhësit e Judës jonë regjistru me emën sipas familjeve edhe farefiseve të tyne. Krejt burrat prej 20 vjeç e nalt, që kanë mujt me shërby në ushtri, jonë numru.
27 Numri i atyne që u regjistrun pi fisi i Judës u konë 74 600.
28 Pasardhësit e Isakarit jonë regjistru me emën sipas familjeve edhe farefiseve të tyne. Krejt burrat prej 20 vjeç e nalt, që kanë mujt me shërby në ushtri, jonë numru.
29 Numri i atyne që u regjistrun pi fisi i Isakarit u konë 54 400.
30 Pasardhësit e Sebulonit jonë regjistru me emën sipas familjeve edhe farefiseve të tyne. Krejt burrat prej 20 vjeç e nalt, që kanë mujt me shërby në ushtri, jonë numru.
31 Numri i atyne që u regjistrun pi fisi i Sebulonit u konë 57 400.
32 Pasardhësit e Jozefit përmes Efraimit jonë regjistru me emën sipas familjeve edhe farefiseve të tyne. Krejt burrat prej 20 vjeç e nalt, që kanë mujt me shërby në ushtri, jonë numru.
33 Numri i atyne që u regjistrun pi fisi i Efraimit u konë 40 500.
34 Pasardhësit e Manaseut jonë regjistru me emën sipas familjeve edhe farefiseve të tyne. Krejt burrat prej 20 vjeç e nalt, që kanë mujt me shërby në ushtri, jonë numru.
35 Numri i atyne që u regjistrun pi fisi i Manaseut u konë 32 200.
36 Pasardhësit e Benjaminit jonë regjistru me emën sipas familjeve edhe farefiseve të tyne. Krejt burrat prej 20 vjeç e nalt, që kanë mujt me shërby në ushtri, jonë numru.
37 Numri i atyne që u regjistrun pi fisi i Benjaminit u konë 35 400.
38 Pasardhësit e Danit jonë regjistru me emën sipas familjeve edhe farefiseve të tyne. Krejt burrat prej 20 vjeç e nalt, që kanë mujt me shërby në ushtri, jonë numru.
39 Numri i atyne që u regjistrun pi fisi i Danit u konë 62 700.
40 Pasardhësit e Asherit jonë regjistru me emën sipas familjeve edhe farefiseve të tyne. Krejt burrat prej 20 vjeç e nalt, që kanë mujt me shërby në ushtri, jonë numru.
41 Numri i atyne që u regjistrun pi fisi i Asherit u konë 41 500.
42 Pasardhësit e Naftalit jonë regjistru me emën sipas familjeve edhe farefiseve të tyne. Krejt burrat prej 20 vjeç e nalt, që kanë mujt me shërby në ushtri, jonë numru.
43 Numri i atyne që u regjistrun pi fisi i Naftalit u konë 53 400.
44 Krejt këta i kanë regjistru Moisiu, Aroni edhe dymbëdhjetë kryetarët e Izraelit, ku secili e ka përfaqësu farefisin e vet.
45 Krejt izraelitët prej 20 vjeç e nalt, që kanë mujt me shërby në ushtri, jonë regjistru sipas farefiseve të tyne.
46 Numri i krejt atyne që u regjistrun u konë 603 550.
47 Po levitët nuk jonë regjistru bashkë me të tjerët sipas fisit të të parëve të tyne.
48 Jehovai i tha Moisiut:
49 “Veç fisin e Levit mos e regjistro. Mos i numëro ata bashkë me izraelitët e tjerë.
50 Ngarkoji levitët me u kujdes për tendën e shenjtë të Dëshmisë, për krejt sendet e saj edhe për krejt çka i takon asaj. Ata kanë me e bart tendën e shenjtë edhe krejt sendet që i takojnë, edhe kanë me shërby aty. Kanë me i ngreh tendat e veta përreth tendës së shenjtë.
51 Kur tenda e shenjtë duhet me u bart në nji vend tjetër, levitët kanë me e çmontu. Edhe kur duhet me u ngreh prapë, levitët kanë me e ngreh. Kushdo që s'e ka të drejtën me u afru, po afrohet, ka me u dënu me vdekje.
52 Secili izraelit ka me e ngreh tendën e vet në kampin që i asht caktu, secili sipas grupit të vet me tri fise edhe sipas njësisë së vet.
53 Kurse levitët kanë me i ngreh tendat e veta përreth tendës së shenjtë të Dëshmisë, që mos me ardh zemërimi mbi bashkësinë e izraelitëve. Levitët e kanë për detyrë me u kujdes për tendën e shenjtë të Dëshmisë.”
54 Populli i Izraelit i ka bo krejt ato që Jehovai ia ka urdhnu Moisiut. Bash qashtu kanë vepru.