Libri i pest i Musës 27
1 Moisiu, bashkë me pleqtë e Izraelit, ia kanë dhanë popullit këtë urdhën: «Zbatojeni secilin urdhën që po jua jap sot.
2 E ditën kur e kalon Jordanin e hyn n'vendin që Jehovai, Zoti yt, po ta jep, ngriti do gurë t'mëdhenj e lyji me suva.
3 Pasi ta kalosh Jordanin, shkruji mbi ata gurë krejt fjalët e këtij ligji, që me mujt me hy n'vendin që Jehovai, Zoti yt, po ta jep, nji vend ku rrjedh qumësht e mjaltë, qysh t'ka premtu Jehovai, Zoti i t'parëve tu.
4 Kur ta kalosh Jordanin, ngriti këta gurë n'malin Ebal e lyji me suva, qysh po t'urdhnoj sot.
5 Aty ndërtoja edhe nji altar Jehovait, Zotit tand, nji altar pi gurëve. Mos i puno ata gurë me vegla t'hekurit.
6 Altarin për Jehovain, Zotin tand, ndërtoje me gurë t'plotë e mbi to ofroja Jehovait, Zotit tand, kurbane që digjen krejt.
7 Ofro edhe kurbane bashkësie, haji aty e gëzohu para Jehovait, Zotit tand.
8 Edhe krejt fjalët e këtij ligji shkruji qartë mbi ata gurë.»
9 Pastaj Moisiu edhe priftat pi fisi i Levit i kanë folë krejt Izraelit. Ata kanë thanë: «Hesht e ngjo, Izrael! Sot je ba populli i Jehovait, Zotit tand.
10 Ngjoje zanin e Jehovait, Zotit tand, edhe zbatoji urdhnat e rregullat e tij që po t'i jap sot.»
11 Atë ditë Moisiu ia ka dhanë popullit këtë urdhën:
12 «Kur ta kaloni Jordanin, këto fise kanë me nejt n'malin Gerizim për me e beku popullin: Simeoni, Levi, Juda, Isakari, Jozefi edhe Beniamini.
13 E këto fise kanë me nejt n'malin Ebal për me e shpallë mallkimin: Rubeni, Gadi, Asheri, Zabuloni, Dani edhe Neftali.
14 E levitët kanë me u thirrë me za t'naltë krejt burrave t'Izraelit:
15 ‘I mallkum asht burri që e ban nji figurë t'gdhendun a nji shtatore pi metali, diçka që Jehovai e ka neveri, që e ka punu nji mjeshtër, edhe e ven n'nji vend t'fshehtë.’ E krejt populli ka me u përgjigjë: ‘Amin!’
16 ‘I mallkum asht kush e përbuz babën a nanën e vet.’ E krejt populli ka me thanë: ‘Amin!’
17 ‘I mallkum asht kush ia lëviz shenjën e kufinit t'tokës nji tjetri.’ E krejt populli ka me thanë: ‘Amin!’
18 ‘I mallkum asht kush e qon nji t'verbër n'rrugë t'gabume.’ E krejt populli ka me thanë: ‘Amin!’
19 ‘I mallkum asht kush ia shkel t'drejtën t'hujit që banon aty, fmisë pa babë a vejushës.’ E krejt populli ka me thanë: ‘Amin!’
20 ‘I mallkum asht kush shtrihet me grun e babës së vet, se qashtu ia merr nderin babës së vet.’ E krejt populli ka me thanë: ‘Amin!’
21 ‘I mallkum asht kush shtrihet me naj kafshë.’ E krejt populli ka me thanë: ‘Amin!’
22 ‘I mallkum asht kush shtrihet me motrën e vet, qoftë çika e babës a çika e nanës së vet.’ E krejt populli ka me thanë: ‘Amin!’
23 ‘I mallkum asht kush shtrihet me vjehrrën e vet.’ E krejt populli ka me thanë: ‘Amin!’
24 ‘I mallkum asht kush i del n'pritë nji tjetri e e vret.’ E krejt populli ka me thanë: ‘Amin!’
25 ‘I mallkum asht kush merr ryshfet për me e vra nji njeri t'pafajshëm.’ E krejt populli ka me thanë: ‘Amin!’
26 ‘I mallkum asht kush nuk i mban fjalët e këtij ligji, pra nuk vepron sipas tyne.’ E krejt populli ka me thanë: ‘Amin!’