Libri i pest i Musës 34
1 Masanej Moisiu ka hyp pi rrafshinave të shkretëta të Moabit në malin Nebo, në majën e Pisgës, që asht përballë Jerihos. Edhe Jehovai ia ka kallxu krejt vendin, pi Gileadit deri te Dani,
2 krejt Neftalin, vendin e Efraimit edhe të Manaseut, krejt vendin e Judës deri te deti në perëndim,
3 Negebin edhe krahinën e Jordanit, fushën e luginës së Jerihos, qytetit të palmave, deri te Zoari.
4 Masanej Jehovai i ka thanë: «Ky asht vendi që u jom betu Abrahamit, Isakut edhe Jakobit se kom me ua dhanë, kur kom thanë: ‘Pasardhësve tu kom me ua dhanë.’ Ta kom lanë me e pa me sytë e tu, po ti s’ke me kalu matanë në atë vend.»
5 Masanej Moisiu, shërbëtori i Jehovait, ka dekë aty në vendin e Moabit, qysh e ka thanë Jehovai.
6 Jehovai e ka vorrosë në nji luginë në vendin e Moabit, përballë Beth-Peorit, edhe deri sot kërkush s’e din ku e ka vorrin.
7 Moisiu i ka pasë 120 vjet kur ka dekë. Sytë s’i janë dobësu, e as fuqia s’e ka lanë.
8 Izraelitët kanë kajtë për Moisiun 30 ditë në rrafshinat e shkretëta të Moabit. Masanej ka mbaru koha e të kajtunit edhe e zisë për Moisiun.
9 Josueu, djali i Nunit, u konë i mbushun me shpirtin e mençurisë, se Moisiu ia ka vnu dorën. Masanej izraelitët e kanë ngu edhe kanë bo krejt qysh Jehovai e ka urdhnu Moisiun.
10 Po në Izrael s’ka dalë kurrë ma nji pejgamer si Moisiu, me të cilin Jehovai ka pasë lidhje aq të ngushtë.
11 Aj i ka bo krejt shenjat edhe mrekullitë që Jehovai e ka çu me i bo në Egjipt, kundër faraonit, krejt shërbëtorëve të tij edhe krejt vendit të tij.
12 Edhe Moisiu ka bo vepra me dorë të fortë e me fuqi që të shtinte frikën, para syve të krejt Izraelit.