Letra e parë e Samuelit 7
1 Atëherë kanë ardh burrat e Kirjath-Jearimit edhe e kanë çu arkën e besëlidhjes së Jehovait në shpinë e Abinadabit, në kodër. Ata e kanë shenjtëru djalin e tij Eleazarin, që me e rujt arkën e besëlidhjes së Jehovait.
2 Mas ditës kur arka ka mbrri në Kirjath-Jearim, kanë kalu shumë vjet, 20 vjet gjithsej, edhe krejt populli i Izraelit ka nis me e kërku Jehovain.
3 Atëherë Samueli i ka thanë krejt popullit të Izraelit: “Nëse po ktheheni te Jehovai me krejt zemrën tuaj, atëherë largojini zotat e huj edhe figurat e Ashtoretit pi mesit tuaj. Drejtojeni zemrën fort kah Jehovai edhe shërbejini veç atij. Atëherë aj ka me ju shpëtu pi duarve të filistinëve.”
4 Për qata, izraelitët i kanë largu Baalët edhe figurat e Ashtoretit, edhe kanë adhuru veç Jehovain.
5 Masanej Samueli ka thanë: “Mblidheni krejt Izraelin në Mizpa, edhe unë kom me iu lut Jehovait për ju.”
6 Qashtu janë mbledh në Mizpa, kanë marrë ujë edhe e kanë derdh para Jehovait. Qat ditë kanë agjëru edhe kanë thanë: “Kemi bo gjynah kundër Jehovait.” Edhe pi asaj kohe Samueli ka shërby si gjykatës për izraelitët në Mizpa.
7 Kur filistinët e kanë ni që izraelitët janë mbledh në Mizpa, prijësit e filistinëve janë nis kundër Izraelit. Kur izraelitët e kanë marrë vesh këtë, janë tut pi filistinëve.
8 Për qata, izraelitët i kanë thanë Samuelit: “Mos u nal tu e thirr Jehovain, Zotin tonë, me na ndihmu edhe me na shpëtu pi duarve të filistinëve!”
9 Atëherë Samueli e ka marrë nji qingj që hala pinte tamël edhe e ka dhanë krejt si kurban që digjet për Jehovain. Aj i asht lut me krejt zemër Jehovait me i ndihmu izraelitët, edhe Jehova i asht përgjigj.
10 Derisa Samueli po e jepte kurbanin që digjet, filistinët janë afru me sulmu Izraelin. Po qat ditë, Jehova ka bo me gjëmu shumë fort edhe i ka hutu filistinët, kështu që ata kanë pësu humbje para izraelitëve.
11 Atëherë burrat e Izraelit kanë dal pi Mizpës, u janë lëshu mbrapa filistinëve edhe i kanë godit deri në jug të Beth-Karit.
12 Masanej Samueli e ka marrë nji gur, e ka vnu mes Mizpës edhe Jeshanës edhe e ka qujt Eben-Ezer. Aj ka thanë: “Deri këtu Jehova na ka ndihmu.”
13 Qashtu filistinët janë mund edhe s’kanë hy ma në tokën e Izraelit. Gjatë krejt kohës së Samuelit, dora e Jehovait ka vazhdu me konë kundër filistinëve.
14 Edhe qytetet që filistinët ua kishin marrë izraelitëve, pi Ekronit deri në Gat, janë kthy apet te Izraeli. Izraelitët
i kanë marrë apet tokat e veta pi filistinëve. Përveç kësaj, ka pas paqe mes Izraelit edhe amoritëve.
15 Samueli ka shërby si gjykatës në Izrael tanë jetën e vet.
16 Çdo vjet aj ka shku në Bethel, Gilgal edhe Mizpa, edhe në krejt qato vende ka gjyku për izraelitët.
17 Po çdo herë aj u kthy apet në Rama, ku e kish shpinë, edhe aty ka gjyku për izraelitët. Aty e ka ndërtu edhe nji altar për Jehovain.