Letra e parë e Samuelit 8

Aus bibla-popullore.org
Version vom 25. Oktober 2026, 09:14 Uhr von BiblaPopulloreBot1337 (Diskussion | Beiträge) (BiblaPopulloreBot1337 verschob die Seite 1. Samuelit 8 nach Letra e parë e Samuelit 8, ohne dabei eine Weiterleitung anzulegen: falscher Name)
(Unterschied) ← Nächstältere Version | Aktuelle Version (Unterschied) | Nächstjüngere Version → (Unterschied)
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Kur Samueli u plak, i ka caktu djemtë e vet si gjykatës në Izrael.

2 Djali i tij i madh e ka pas emnin Joel, kurse i dyti Abija. Ata kanë shërby si gjykatës në Beer-Sheba.

3 Po djemtë e tij s’kanë ec rrugës së babës së vet. Ata kanë dasht me u pasunu në mënyrë të pandershme, kanë marrë ryshfet edhe e kanë shtremnu drejtësinë.

4 Atëherë krejt pleqtë e Izraelit janë mbledh edhe kanë shku te Samueli në Rama.

5 Ata i kanë thanë: “Kqyre, ti je plak tash, e djemtë e tu s’po ecin rrugës tane. Për qata, na cakto nji mbret që me na gjyku, qysh e kanë edhe krejt popujt tjerë.”

6 Po Samuelit s’i ka pëlqy kur ata kanë lyp: “Na jep nji mbret që me na gjyku.” Për qata, aj i asht lut Jehovait.

7 Edhe Jehova i ka thanë Samuelit: “Ngoje krejt qka po të thotë populli. Se ata s’të kanë refuzu ty, po mu më kanë refuzu. S’po dojnë që unë me konë mbreti i tyne.

8 Qysh pi ditës kur i kom nxjerr pi Egjiptit e deri sot, gjithmonë qashtu kanë bo. M’kanë lonë mu edhe kanë adhuru zota tjerë. E tash qashtu po bojnë edhe me ty.

9 Për qata, ngoji qka po thojnë, po paralajmëroji mirë e qartë! Kallxoju qka ka të drejtë me lyp pi tyne mbreti që ka me sundu mbi ta.”

10 Atëherë Samueli ia ka kallxu popullit krejt fjalët e Jehovait, atyne që po lypnin nji mbret.

11 Aj ju ka thanë: “Mbreti që ka me sundu mbi ju ka me pas të drejtë me lyp këto sene: Ka me jua marrë djemtë edhe ka me i caktu me punu te qerret e tij. Disa ka me i bo kalorës, e disa kanë me vrapu përpara qerreve të tij.

12 Aj ka me caktu për veti prijës mbi grupe me nga 1000 veta edhe mbi grupe me nga 50 veta. Disa kanë me u detyru me lëvru tokën e tij edhe me ia korr të lashtat, kurse disa tjerë kanë me ia maru armët edhe pajisjet e qerreve të tij.

13 Ka me jua marrë çikat që me i përzi melhemet, me gatu edhe me pjek.

14 Ka me jua marrë arat ma të mira, vneshtat edhe ullishtat, edhe ka me ua dhanë shërbtorëve të vet.

15 Ka me marrë nji të dhjetën e prodhimit të arave tuaja me grun edhe të vneshtave tuaja, edhe ka me ua dhanë zyrtarëve të oborrit të vet edhe shërbtorëve të tij.

16 Ka me jua marrë shërbtorët edhe shërbtoret, kopetë tuaja ma të mira edhe gomarët, edhe ka me i përdor për punët e veta.

17 Ka me marrë nji të dhjetën e kopeve tuaja të bagëtive të imta, edhe ju keni me u bo shërbtorët e tij.

18 Ka me ardh dita kur keni me bërtit për ndihmë për shkak të mbretit që vet e keni zgjedh, po Jehova atëherë s’ka me ju përgjigj.”

19 Po populli s’ka dasht me e ngu Samuelin, edhe kanë thanë: “Jo! Na patjetër po dojmë me pas nji mbret.

20 Atëherë edhe na kemi me konë si krejt popujt tjerë. Mbreti jonë ka me na gjyku, ka me na pri edhe ka me i udhëheq luftërat tona.”

21 Masi Samueli i ka ngu krejt fjalët e popullit, ia ka përsërit ato Jehovait.

22 Jehova i ka thanë Samuelit: “Ngoji ata edhe caktoju nji mbret që ka me sundu mbi ta.” Masanej Samueli ju ka thanë burrave të Izraelit: “Shkoni në shpi, secili në qytetin e vet.”