Letra e parë e Samuelit 29

Aus bibla-popullore.org
Version vom 25. Oktober 2026, 09:16 Uhr von BiblaPopulloreBot1337 (Diskussion | Beiträge) (BiblaPopulloreBot1337 verschob die Seite 1. Samuelit 29 nach Letra e parë e Samuelit 29, ohne dabei eine Weiterleitung anzulegen: falscher Name)
(Unterschied) ← Nächstältere Version | Aktuelle Version (Unterschied) | Nächstjüngere Version → (Unterschied)
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Filistinët i kanë mbledhë krejt ushtarët e vet në Afek, ndërsa izraelitët e kanë ngritë kampin te burimi në Jezreel.

2 Krerët e filistinëve kanë ecë përpara me grupet e veta me nga njiqind e nga nji mijë ushtarë, kurse Davidi edhe burrat e tij kanë ecë në fund bashkë me Akishin.

3 Krerët e filistinëve kanë kundërshtu e kanë thanë: “Qka po lypin këta hebrenj këtu?” Akishi u ka thanë: “Ky asht Davidi, shërbëtori i Saulit, mbretit të Izraelit. Ka të paktën nji vit që asht me mu, edhe qysh pi ditës që ka kalu në anën teme e deri sot, s’kom pasë kurrë kurrfarë ankese për të.”

4 Po krerët e filistinëve janë idhnu shumë me Akishin edhe i kanë thanë: “Ktheje qat njeri mbrapa! Le të kthehet në vendin që ia ke caktu. Mos e le me ardh bashkë me neve në luftë, se në betejë munet me na u kthy kundër! Qysh munet aj me ia fitu prapë hatrin zotnis së vet ma mirë se me kryt e burrave tanë?

5 A s’asht ky Davidi, për të cilin kanë
këndu e kanë vallëzu, tu thanë: ‘Sauli i ka
vra me mijëra, e Davidi me dhjetëra mijëra’?”

6 Atëherë Akishi e ka thirrë Davidin edhe i ka thanë: “Pasha Jehovën e gjallë, ti je njeri i drejtë! Edhe m’vjen mirë që po del me ushtrinë teme në luftë. Se qysh pi ditës që ke ardhë te unë e deri sot, s’kom pasë kurrë kurgjo kundër teje. Veç krerët e filistinëve s’po të besojnë.

7 Për qata kthehu në paqe edhe mos bo kurgjo që s’ju pëlqen krerëve të filistinëve.”

8 Po Davidi e ka vetë Akishin: “Pse? Qka kom bo unë? Qka ke gjetë keq te unë, shërbëtori yt, qysh pi ditës që kom ardhë te ti e deri sot? Pse s’po muj me ardhë bashkë me ty, o zotnia jem e mbreti jem, me luftu kundër armiqve tu?”

9 Akishi i ka thanë Davidit: “Në sytë e mi ti je i mirë si nji melaqe e Zotit. Po krerët e filistinëve kanë thanë: ‘Mos e le me ardhë bashkë me neve në luftë.’

10 Tash çohuni herët në mëngjes, ti edhe shërbëtorët e zotnis tand që kanë ardhë me ty. Nisuni herët edhe largohuni sapo të zbardhë dita.”

11 Qashtu Davidi edhe burrat e tij janë çu herët në mëngjes për me u kthy në vendin e filistinëve, kurse filistinët kanë hyp drejt Jezreelit.