Letra e dytë e Samuelit 9
1 Nji ditë Davidi ka vetë: “A ka metë hala dikush pi shpisë së Saulit, që unë me i kallxu dashni besnike për hatër të Jonatanit?”
2 Në shpinë e Saulit u konë nji shërbëtor me emnin Ziba. E kanë thirrë te Davidi, edhe mbreti e ka vetë: “A je ti Ziba?” Aj i ka thanë: “Po, jom unë, shërbëtori yt.”
3 Mbreti ka dashtë me ditë: “A ka metë hala dikush pi shpisë së Saulit, që unë me ia kallxu dashninë besnike të Zotit?” Ziba i ka thanë mbretit: “Asht hala nji djalë i Jonatanit, po i ka të dy kamtë e gjymtume.”
4 “Ku asht aj?”, ka vetë mbreti. Ziba i ka thanë: “Aj asht në Lo-Debar, në shpinë e Makirit, djalit t’Amielit.”
5 Atëherë mbreti David i ka çu menjiherë lajmëtarët me e marrë pi shpisë së Makirit, djalit t’Amielit, në Lo-Debar.
6 Kur Mefibosheti, djali i Jonatanit, djalit të Saulit, ka hi te Davidi, menjiherë ka ra për tokë edhe u përkul para tij. Davidi e ka thirrë: “Mefiboshet!” E aj i ka thanë: “Qe ku jom, shërbëtori yt.”
7 Davidi i ka thanë: “Mos u tut, se unë kom me ta kallxu me siguri dashninë besnike për hatër të babës tand, Jonatanit. Edhe krejt tokën e gjyshit tand, Saulit, kom me ta kthy. E ti ki me hangër gjithmonë në sofrën teme.”
8 Atëherë Mefibosheti ka ra për tokë edhe ka thanë: “Kush jom unë, shërbëtori yt, që ti ia ke kthy kryt nji qeni të dekun si unë?”
9 Mbreti e ka thirrë Zibën, shërbëtorin e Saulit, edhe i ka thanë: “Krejt qka i ka taku Saulit edhe krejt shpisë së tij, po ia jap nipit të zotnisë tand.
10 Ti ki me e punu tokën për të, bashkë me djemtë e tu edhe shërbëtorët e tu. Edhe ki me e mbledhë bereqetin, për me i ushqy njerëzit që
i takojnë nipit të zotnisë tand. Po Mefibosheti, nipi i zotnisë tand, ka me hangër gjithmonë në sofrën teme.” Ziba i ka pasë 15 djem edhe 20 shërbëtorë.
11 Atëherë Ziba i ka thanë mbretit: “Unë, si shërbëtori yt, kom me bo krejt qka urdhnon zotnia jem, mbreti.” Kshtu Mefibosheti ka hangër në sofrën e Davidit, si me konë nji pi djemve të mbretit.
12 Mefibosheti e ka pasë edhe nji djalë të vogël me emnin Mika. Krejt ata që jetojshin në shpinë e Zibës jonë bo shërbëtorë të Mefiboshetit.
13 Mefibosheti ka jetu në Jerusalem, se gjithmonë ka hangër në sofrën e mbretit. Aj i ka pasë të dy kamtë e gjymtume.