Mateu 5

Aus bibla-popullore.org
Version vom 10. Oktober 2023, 23:01 Uhr von 79.245.190.200 (Diskussion) (Initiale Erstellung)
(Unterschied) ← Nächstältere Version | Aktuelle Version (Unterschied) | Nächstjüngere Version → (Unterschied)
Zur Navigation springen Zur Suche springen

1 Kur e ka pa kallablakin e njerzve, Jezui u shku në mal (breg) edhe masi u hunxh, kan ardh nxënsat (dishepujt) te aj edhe aj ja ka nis me fol edhe me msu:
2 „Te lumtur jan ata qe e din qe kan nevoj per zotin, sepse mbreteria e qiellit i takon atynve.
3 Te lumtur jan ata qe kajn sepse kan mu pajtu (ngushellu).
4 Te lumtur jan ata qe jan të urt (butë) sepse kan me marr tokën si amanet.
5 Te lumtur jan ata qe jan esht edhe unt per të drejten/drejtesin sepse kan mu ngi.
6 Te lumtur jan ata qe kan dhimt per tjert sepse edhe tjert kan me tregu dhimt per ta.
7 Te lumtur jan ata qe e kan nje zemer të paster sepse kan me pa zotin.
8 Te lumtur jan ata qe kan qef me pas qetsi (paqe) me tjert sepse kan mu thirr „thmia (bijt) i zotit“.
9 Te lumtur jan ata qe (pi njejkin*) janë i përnjekun për shkak drejtsis sepse atynve u takon mbreteria e qiellit.
10 Te lumtur jeni ju kur per shkak temin njerzit ju qesin posht edhe ju (për)njekin* edhe rrejn edhe folin keq per juve.
11 Gzonu edhe jeni shume te lumtur sepse bakshishi (shpërblimi) juv n’qiell esht i madh. Fundi fundit edhe profetet para juve i kan njek*.

  • shembull: ju njekin për mu ju rre ose për me ju shti n‘burg ose për me ju myt

Mateu 5: 13-18
Ju jeni krypa e tokës. Po mu kon krypa me hup shijen e vet, qysh munet tani krypa mu bo apet gjelpt. Mo nuk munet mo per kurrgjo me perrdor po me gjujt ashtu qe ta shkelin njerz. Ju jeni drita e botës (e dynjajës). Ni qytet qe asht n’mal nuk munet mu mshef. Kur ta kall ni llamb/ strujën/driten nuk e qet perfuni (qe mos mu pa) po e qet llambën aty ku e man qe me bo drit n’krejt shpijen. Po ju leni qe drita juve me bo drit qe njerzit mi pa sene t’mira (veprat t’mira) pi juve edhe mi jap lavdi zotit n’qiell. Mos meno qe une kom ardh me hek ligjin ose shkrimet e profetve. S‘kom ardh me hek po kom ardh me plotsu. Po ju siguroj juve, ma shpejt heket qielli edhe toka qe sa mu hek ni shkronj (germ) e vogel ose ni pjes e nje shkronjes prej ligjit, para se mu bo qysh u shkru.

Mateu 5: 19 – 24
Përqata: Qofse njoni e then ni ligj t’vogel edhe i mson tjert me bo t’njejten sen aj ka me pas emnin „ma i vogli“ n‘mbreterine e qiellit. Ama aj qe i man ligjet edhe i mson tjert, aj ka me pas emnin „ma i madhi“ ne mbreterin e qiellit. Une ju thom: Qofse drejtesia juve nuk asht ma e madhe si atnyve e skribëve (njerzt qe e studiojne shkrimet e shenjta) edhe e farisenjve (grupi i judeve), nuk vini kurrqysh n’mbreterin e qiellit (qeveria i zotit). Ju keni ni qe koh t’vjetra u asht thon: „Mos myt. Secili qe e myt dikon, ka me jap llogari para gjyqit.“ (duhet me jap pergjigje para gjyqit) Po une po ju thom qe kush vazhdon mu kon idhnushem me vllain e vet, ka me jap llogari para gjyqit. Secili qe e rrenon vllain e vet me fjalt t’rrona ka me jap llogari para gjyqit ma t‘madh. Por secili qe thot „ti je njeri ma e poshtër“ e ka rrezik qe munet mu denu me gehennen e zjarrit (xhenem). Qofse ti shkon e bon ni kurban (flijim) edhe atje e kujton vllavin ton qe ka diçka kundra teje (asht i idhnushem me ty) leje kurbanin edhe ik. Shko, pajtohu niher me vllavin ton, tani hajde edhe vazhdoje kurbanin.

Mateu 5:25 - 37 (Qofse dikush ka diçka kunder teje edhe të çon te gjykati) Ndreqi shpejt punt me atë qe t‘ka bo padi para se ka fillu procesi qe mos me ardh puna per me t’shtin gjykati n’burg. Pot thom qe nuk ki me dal pi ksaj pune deri sa ta pagush dinarin e fundit. Ju kini ni qe i thojn „Mos tradhtoni burrin ose grun“. Por une po ju thom qe secili qe vazhdon me kqyr ni gru edhe ka qef me pas edhe me flejt me ta, n’zemrën e vet ka bo tradhti. Qofse syni yt të çon me bo diçka keq, heke edhe gjuje. Ma mirë asht me hup ni pjes e trupit se me shku krejt trupi në gehennen e zjarrit (xhenem). Edhe qofse dora jote të çon me bo diçka keq, heke edhe gjuje. Ma mirë asht me hup ni pjes e trupit se me shku krejt trupi në gehennen e zjarrit (xhenem). Veq ksaj u asht thon kush ndahet prej grujes vet duhet mi jap ni dokument qe u nda. Por une po ju thom qe secili qe ndahet prej grujes vet – vetem qofse ajo ka bo kurveri – e qet atë n’rrezik qe ajo munet me bo kuroreshkelje edhe kushdo qe martohet me nje gru qe u nda kryn kurorshkelje. Kurveri? Apet kini ni pi kohes të vjeterve qe u thon: „Mos boni be badihava por maji fjalt qe i kini premtu Jehovait.“ Por une po ju thom: Mos boni hiq be – as me bo be për havajën (qiellin) sepse asht froni i zotit, as mos boni be për tokën sepse asht karrika e vogel e komve të zotit edhe as për Jerusalemin mos boni be sepse asht qyteti i mbretit të madh. Edhe mos boni be për kryt e tu sepse nuk munesh me bo as bardh as zez fijën e flokit. Por boni kshtu: Qofse thujsh „po“ mu kon „po“ edhe kur thujsh „jo“ mu kon „jo“ sepse thujsh ma shum fjalt vjen prej atij t’keqit.

Mateu 5: 38 – 48
Ju kini ni qe u asht thon: „Sy për sy, dhom për dhom.“ Ama po ju thom juve: Mos bo diçka kundra t’keqit por aj qe ta jep ni shuplak n‘faqën e djatht ktheja edhe tjetrën. Edhe qofse dikush t‘qet n’gjyq edhe don me ta marr kmishën (veshjen e poshtme) jepja edhe jelekin (xhamadanin) (veshjen e siperme). Qofse dikush me respekt (autoritet) të detyron te ecesh me ta ni kilometër, shko me të dy kilometra. Jepi atijna qe t’lyp diçka edhe mos ja kthej shpinën atijna qe lyp hua. Ju kini ni qe u asht thon: Duje të afërmin (familja, miku ose shoku) tand edhe urreje hasmin (armikun) tand. Ama une po ju thom: Mos u nalni me dasht hasmin tand edhe mu lut për ata qe ju përnjekin (qe dojn me ju nal me dhun). Keshtut ju kallxoni qe jeni thmit (bijt) e babës (atit) juve në qiell sepse aj e len diellin me nxe permi njerzt t‘kqij edhe njerzt e mirë edhe e bon qe me ra shi permi njerzt të drejt edhe njerzt padrejt. Ose qka don me thon kur i doni ata qe ju dojn? Qfar bakshishin (shpërblim) jeni tuj e prit? A nuk e bojn kshtu edhe taksablersat? (ni grup qe nuk i dojn/ qe i marrën parët njerzve për shtetin). Edhe qofse ju i pershendetni vllaznit e juve qka asht diçka interesant (veçant) ket pun qe e boni? A nuk i bojn edhe njerzt e tjetrës popullsij (nga kombet e tjera)? Perqata jeni pa gabime (përsosur) ashtu qysh baba (ati) juv në qiell asht pa gabime.