Letra e dytë e Shembujve 12
1 Sapo u forcu pushteti mbretnor i Rehabeamit edhe aj u ba i fortë, aj edhe krejt Izraeli e kanë lanë ligjin e Jehovait edhe s’e kanë zbatu ma.
2 Pasi s’kanë qëndru besnikë ndaj Jehovait, në vitin e pestë të mbretnimit të Rehabeamit, Shishaku, mbreti i Egjiptit, ka ardh me luftu kundër Jerusalemit.
3 Aj ka ardh pi Egjipti me 1 200 karroca lufte, 60 000 kalorës edhe ushtarë pa numër. Me të kanë ardh edhe libianë, sukijitë edhe etiopianë.
4 Aj i ka pushtu qytetet e fortifikume të Judës edhe në fund ka mbrri deri n’Jerusalem.
5 Profeti Shemaja ka ardh te Rehabeami edhe te prijësit e Judës, që u mblodhën n’Jerusalem për shkak të Shishakut, edhe u ka thanë: “Kështu thotë Jehovai: ‘Pasi ju më keni lanë mu, edhe unë po ju la juve në duert e Shishakut.’”
6 Atëherë prijësit e Izraelit edhe mbreti e kanë përulë veten edhe kanë thanë: “Jehovai asht i drejtë.”
7 Kur Jehovai e ka pa që ata e kanë përulë veten, Shemaja e ka marrë këtë fjalë pi Jehovait: “Ata e kanë përulë veten. Unë s’kam me i shkatërru, po kam me i shpëtu së shpejti. S’kam me e derdh zemrimin tem mbi Jerusalemin nëpërmjet Shishakut.
8 Ama ata kanë me u bo shërbëtorë të tij, që me e pa qfarë dallimi ka mes me m’shërby mu edhe me ju shërby mbretave të vendeve tjera.”
9 Mbreti Shishak i Egjiptit ka ardh pra kundër Jerusalemit edhe i ka plaçkit thesaret e shpisë së Jehovait edhe të pallatit të mbretit. I ka marrë krejt, edhe mburojat pi ari që i ka punu Salomoni.
10 Masanej mbreti Rehabeam i ka ba do mburoja pi bakri në vend të tyne edhe ua ka dorëzu kryetarëve të rojës, që e ruante hyrjen e pallatit të mbretit.
11 Sa herë që mbreti ka shku te shpija e Jehovait, rojat kanë hy mrena edhe i kanë bart mburojat. Masanej i kanë kthy apet në dhomën e rojës.
12 Pasi mbreti e ka përulë veten, Jehovai s’u konë ma i zemrum me të edhe s’i ka shkatërru krejt. Përveç kësaj, në Judë ka pasë edhe sene të mira.
13 Mbreti Rehabeam e ka forcu pushtetin e vet n’Jerusalem edhe ka vazhdu me mbretnu. Aj i ka pasë 41 vjet kur u ba mbret edhe ka mbretnu 17 vjet n’Jerusalem, në qytetin që Jehovai e ka zgjedh pi krejt fiset e Izraelit për emnin e vet. Nana e tij u konë Naama, nji grue amonite.
14 Ama aj ka vepru keq, se s’e ka pasë të vendosun në zemër me e kërku Jehovain.
15 Krejt historia e Rehabeamit, pi fillimit deri n’fund, asht e shkrume në shënimet e profetit Shemaja edhe të Iddos, atij që ka pa vegime, në regjistrin e prejardhjes familjare. Rehabeami edhe Jerobeami kanë luftu vazhdimisht kundër njani-tjetrit.
16 Masanej Rehabeami ka vdekë edhe e kanë vorros në Qytetin e Davidit. Mas tij, djali i tij Abija u ba mbret.