Kangë t'shejta 1
1 Lum aj njeri që s’e ndjek këshillën e t’kqijve e s’hyn n’rrugën e mëkatarëve e s’ulet me ata që përqeshin.
2 Përkundrazi, aj e ka qef ligjin e Jehovait e e lexon me za t’ultë ditë e natë.
3 Aj ka me konë si nji dru i mbjellun afër përrojve t’ujit, nji dru që jep fryte n’kohën e vet e që gjethet s’i vyshken. E krejt qka bon, ka me i shku mirë.
4 T’kqijtë s’jonë qashtu. Ata jonë si byku që era e çon larg.
5 Prandaj t’kqijtë s’kanë me qëndru n’gjyq, as mëkatarët mes t’drejtëve.
6 Se Jehovai e njeh rrugën e t’drejtëve, po pi rrugës së t’kqijve s’ka me mbet asnji gjurmë.