Kangë t'shejta 10

Aus bibla-popullore.org
Version vom 25. Oktober 2026, 09:36 Uhr von BiblaPopulloreBot1337 (Diskussion | Beiträge) (BiblaPopulloreBot1337 verschob die Seite Psalmi 10 nach Kangë t'shejta 10, ohne dabei eine Weiterleitung anzulegen: falscher Name)
(Unterschied) ← Nächstältere Version | Aktuelle Version (Unterschied) | Nächstjüngere Version → (Unterschied)
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Pse po rrin kaq larg, o Jehova?
Pse po fshihesh n'kohë t'vështira?

2 I keqi, me mendjemadhësi, e ndjek at që s'ka fuqi me
u mbrojt, po dredhitë e veta kanë me ia pru shkatërrimin.

3 I keqi mburret me dëshirat që i
ka veç për veti edhe e bekon lakmitarin.
נ (Nun) S'ka kurrfarë respekti për Jehovain.

4 I keqi, pi mendjemadhësisë, as nuk mundohet me
kërku. Krejt qka mendon asht: “S'ka Zot.”

5 Krejt punët po i shkojnë mirë, kudo që
shkon, po vendimet e tua t'drejta s'i kupton
hiç. Aj i përqesh krejt kundërshtarët e vet.

6 “Mua s'munet me m'lujt kurgjo”, thotë aj
me veti. “Breza vijnë, breza shkojnë, po unë
kurrë s'kam me pa fatkeqësi.” פ (Pe)

7 Gojën e ka plot mallkime, rrena e kërcënime.
Nën gjuhën e tij fshihen telashe e dëm.

8 Rrin n'pritë afër vendeve ku jetojnë njerzt, e pi
venit ku asht mshef e vret nji t'pafajshëm.
ע (Ajin) I rrin me sy nji viktime t'gjore.

9 Rrin n'pritë n'venin ku asht mshef, si luani n'shkurre t'dendura.
Pret me iu vërsul atij që s'ka fuqi me
u mbrojt, e shtrëngon rrjetën e vet edhe e zen.

10 E mposht viktimën e vet e e rrëzon përtokë.
T'mjerët i bien n'dorë.

11 “Zoti e ka harru”, thotë aj me veti.
“E ka kthy ftyrën anash.
Kurrë s'i sheh kto sene.” ק (Kof)

12 Çohu, o Jehova, ngrite dorën tane, o Zot.
Mos i harro ata që s'kanë fuqi me u mbrojt.

13 Pse i keqi s'ka respekt për Zotin? Aj thotë
me veti: “Ti s'ke me m'kërku llogari.” ר (Resch)

14 Po ti i sheh fort mirë fatkeqësinë e vuajtjen.
I sheh e e merr punën n'dorë.
Te ti drejtohet viktima e mjerë, e ti i del n'ndihmë fmisë pa babë.
ש (Schin)

15 Thyeja krahun njerit t'poshtër e
t'keq, që kur t'ia kërkosh t'kqijat,
mos me gjet ma kurgjo.

16 Jehovai asht mbret përjetë e mot. Popujt
jonë zhduk pi tokës. ת (Taw)

17 Po ti, o Jehova, ke me ua ni lutjen t'butëve.
Ti ua forcon zemrën e ua vnon veshin.

18 Ti ia jep t'drejtën fmisë pa babë edhe atij që shtypet, që
njeri i vdekshëm n'këtë tokë mos me mujt ma me i frikësu.