Kangë t'shejta 35
1 O Jehova, merre në dorë çështjen teme kundër kundërshtarëve të mi.
Lufto kundër atyne që po luftojnë kundër meje.
2 Merre mburojën tane të vogël edhe mburojën
e madhe, edhe çohu me më mbrojtë.
3 Ngrite shtizën edhe sakicën e luftës kundër atyne që
po më ndjekin. Më thuaj: “Unë jom shpëtimi yt.”
4 Ata që po ma lypin jetën, le të marrohen edhe le të poshtnohen.
Ata që po planifikojnë shkatërrimin tem, le të kthehen mbrapa të turpnum.
5 Le të bahen si byku që e merr era.
Melaqja e Jehovës le t’i përzë.
6 Rruga e tyne le të jetë e errët edhe
e rrëshqitshme, kur melaqja e Jehovës t’i ndjekë.
7 Se pa kurrfarë arsye ma kanë shtru nji rrjetë të msheftë.
Pa kurrfarë arsye ma kanë hapë nji gropë.
8 Le t’i vijë fatkeqësia armikut tem pa e pritë.
Le ta kapë rrjeta e msheftë që e ka shtru vetë.
Le të bjerë mrena saj edhe ta hupë jetën.
9 Po unë kam me u gëzu për Jehovën.
Kam me brohoritë prej gëzimit për shpëtimin që e jep aj,
10 me tanë shpirtin tem kam me thanë: “O Jehova,
kush asht si ti? Ti i shpëton të pafuqishmit pi
atyne që jonë ma të fortë se ata, të
pafuqishmit edhe të varfnit pi atyne që i plaçkitin.”
11 Dëshmitarë të këqij po dalin kundër meje edhe po
më pyesin për sene që unë s’i di.
12 Të mirën po ma kthejnë me të keqe, edhe
po ndihem si nji njeri që asht në zi.
13 Po kur armiqtë e mi u smunën, unë kom veshë tesha thesi.
E kom mundu veten tu agjëru.
Edhe kur lutja jeme m’u kthy pa përgjigje,
14 kom ecë i pikëllum, sikur me ma pasë hupë nji shok a nji vlla,
i kërrusun pi mërzisë, si nji njeri që po e vajton nanën e vet.
15 Po kur unë u pengova, ata u gëzun edhe u mblodhën bashkë.
U bashkun tinza për me më goditë e me më mbytë.
Më shqyen copa-copa edhe s’e nalën gojën.
16 Njerzt e pafe po më përqeshin me
ligësi, edhe po kërcasin dhomtë kundër meje.
17 O Jehova, deri kur ke me nejtë veç
tu kqyrë? Më shpëto pi sulmeve të tyne, shpëtoje
jetën teme të çmueshme pi luanëve të ri.
18 Atëherë kam me të falënderu në tubimin e madh.
Mes shumë njerëzve kam me të lavdru.
19 Mos i lejo ata që pa kurrfarë arsye jonë armiqtë e mi, me u gëzu për fatkeqësinë teme.
Mos i lejo ata që më urrejnë pa arsye, me ia shkelë synin njani-tjetrit me ligësi.
20 Se ata s’flasin fjalë paqeje, po thurin plane tinzare
kundër njerzve që jetojnë në paqe në atë ven.
21 E hapin gojën kundër meje për me më akuzu, edhe
thojnë: “Ha-ha! Ha-ha! E kemi pa me sytë tonë.”
22 Ti e ke pa krejt këtë, o Jehova. Mos
rri pa folë. O Jehova, mos rri larg meje.
23 Zgjohu edhe çohu me më mbrojtë, o Zoti
jem Jehova, merre në dorë çështjen teme.
24 Bëhu gjykatësi jem, se ti je i drejtë, o Jehova, Zoti jem.
Mos i lejo ata me u gëzu për fatkeqësinë teme.
25 Kurrë mos i le me thanë me veti: “Ha-ha! E morëm
qka deshtëm.” Kurrë mos i le me thanë: “E shkatërrum.”
26 Le të marrohen edhe le të turpnohen krejt ata që
po gëzohen për fatkeqësinë teme. Ata që po e ngrisin
veten mbi mu, le të mbulohen me turp edhe poshtnim.
27 Po ata që gëzohen për drejtësinë teme, le të brohoritin prej gëzimit.
Le të thojnë pa u nalë:
“I madh asht Jehova, që gëzohet kur shërbëtori i tij ka paqe.”
28 Atëherë gjuha jeme ka me folë për drejtësinë
tane edhe kam me të lavdru tanë ditën.