Kangë t'shejta 40

Aus bibla-popullore.org
Version vom 25. Oktober 2026, 09:40 Uhr von BiblaPopulloreBot1337 (Diskussion | Beiträge) (BiblaPopulloreBot1337 verschob die Seite Psalmi 40 nach Kangë t'shejta 40, ohne dabei eine Weiterleitung anzulegen: falscher Name)
(Unterschied) ← Nächstältere Version | Aktuelle Version (Unterschied) | Nächstjüngere Version → (Unterschied)
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Unë kom shpresu fort te Jehovai, e aj ma ka
kthy veshin edhe ma ka ni thirrjen për ndihmë.

2 Aj m'ka nxjerrë pi ni grope
që ushtonte, pi baltës së rrëshqitshme. M'ka
qitë mbi ni shkamb edhe m'ka
dhanë vend të fortë me qëndru.

3 Pastaj ma ka qitë n'gojë ni kangë
të re, ni kangë lavdërimi për Zotin tonë.
Shumë veta kanë me pa me nderim
edhe kanë me pasë besim te Jehovai.

4 I lumtun asht aj burrë që i beson Jehovait
edhe s'kthehet kah ata që kundërshtojnë e që rrejnë.

5 Sa shumë punë ke ba ti, o
Jehova, Zoti jem! Sa të mrekullueshme jonë veprat
tua edhe mendimet tua për neve! S'ka
kush që krahasohet me ty. Me dashtë
me tregu e me folë për to, jonë
aq shumë sa s'muj me i numëru.

6 Ti s'ke dashtë kurbane e dhurata, po m'i
ke çelë veshët që me ni. As kurbane që
digjen krejt, as kurbane për mëkate s'ke kërku.

7 Atëherë kom thanë: «Qe, kom ardhë! N'libër
të mbështjellun asht shkru për mu.

8 Me e kry vullnetin tand, o Zoti jem, m'bon
t'lumtun, edhe ligjin tand e kom thellë mrena vetes.

9 N'tubimin e madh po e shpalli lajmin e mirë për drejtësinë.
Kqyre!
Unë s'i msheli buzët, e ti e din fort mirë këtë, o Jehova.

10 Drejtësinë tane s'e maj msheftë n'zemrën teme.
Besnikërinë tane edhe shpëtimin tand ua tregoj tjerëve.
N'tubimin e madh s'e mshefi dashninë tane besnike edhe të vërtetën tane.»

11 O Jehova, mos ma ndal dhimtën që e ki për mu.
Dashnia jote besnike edhe e vërteta jote le t'më rujnë pa nalë.

12 Fatkeqësitë që m'kanë rrethu s'kanë të numrum. Fajet e
mia t'shumta m'kanë randu aq shumë, sa ma s'po
muj me e pa rrugën. Jonë ma shumë
se flokët e kresë teme edhe guximi m'ka lshu.

13 T'lutna, o Jehova, ji i gatshëm me m'shpëtu.
Nxito e ndihmom, o Jehova!

14 Krejt ata që dojnë me ma
marrë jetën, le t'mbeten t'turpnum e
t'koritun. Ata që gëzohen për të
keqen teme, le t'kthehen mbrapa t'poshtnum.

15 Ata që m'tallin tu thanë: «Ha-ha! Ha-ha!»,
le t'tuten pi marres së vet.

16 Po ata që t'kërkojnë ty, le t'gëzohen
e le t'brohorasin për ty. Ata që
i dojnë veprat tua të shpëtimit, le
t'thonë gjithmonë: «Sa i madh asht Jehovai!»

17 Po unë jom pa ndihmë edhe i vorfën.
Jehovai le t'më ketë parasysh.
Ti je ndihmësi jem edhe çliruesi jem.
O Zoti jem, mos u vono.