Kangë t'shejta 41

Aus bibla-popullore.org
Version vom 25. Oktober 2026, 09:40 Uhr von BiblaPopulloreBot1337 (Diskussion | Beiträge) (BiblaPopulloreBot1337 verschob die Seite Psalmi 41 nach Kangë t'shejta 41, ohne dabei eine Weiterleitung anzulegen: falscher Name)
(Unterschied) ← Nächstältere Version | Aktuelle Version (Unterschied) | Nächstjüngere Version → (Unterschied)
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 I lumtun asht secili që ka kujdes për atë që asht n'gjendje t'vështirë.
Ditën e fatkeqësisë Jehova ka me e çliru.

2 Jehova ka me e mbrojt edhe ka me e majt gjallë.
N'tokë kanë me e qujt t'lumtun.
Ti kurrë s'ke me e lanë n'dorë t'armiqve t'tij me bo qka t'dojnë me të.

3 Jehova ka me i nejt afër kur asht shtritë i smutë.
Ti ke me ja ndërru krejt gjendjen kur asht n'shtratin e smundjes.

4 Kom thanë: «O Jehova, m'trego mirësi. M'shëro,
se kom bo gjynah kundër teje.»

5 Po armiqtë e mi po flasin keq për mu: «Kur ka me
dekë aj ma n'fund? Kur ka me u harru emni i tij?»

6 Kur vjen me m'pa nji pi tyne, pi zemrës i
dalin rrena. Aj kërkon fjalë që munet me m'bo
dëm me to, e masanej del jashtë edhe i përhap.

7 Krejt ata që m'urrejnë pshpërisin me njani-tjetrin.
Ata bojnë plane t'këqija kundër meje edhe thojnë:

8 «Diçka e tmerrshme i ka ndodhë.
Tash që asht shtritë, s'ka me u çu ma.»

9 Edhe njeriu me t'cilin kom pasë paqe, që i kom
besu, që ka hanger bukën teme, m'u ka kthy kundër.

10 Po ti, o Jehova, m'trego mirësi edhe m'ço
n'kamë, që me mujt me ua kthy atyne.

11 Pi kësaj kom me e ditë që ti gëzohesh me mu:
Kur armiku jem s'ka me mujt me brohoritë për fitore mbi mu.

12 Sa për mu, ti po m'mban për shkak t'ndershmënisë teme.
Ti ke me m'majt afër vetes përgjithmonë.

13 Qoftë i lavdum Jehova,
Zoti i Izraelit, përgjithmonë e
mot. Amin e amin.