Kangë t'shejta 63
1 O Zot, ti je Zoti jem, pa
nalë po të lyp. Kom etje për ty.
Malli për ty po më përvëlon n'nji
vend të thatë, krejt t'tharë, pa ujë.
2 Për qata të kom kqyr n'venin e shenjtë.
E kom pa fuqinë tane edhe lavdinë tane.
3 Se dashnia jote besnike asht ma e mirë se
vet jeta, buzët e mia kanë me t'lavdu.
4 Për qata kom me t'lavdu sa t'jom gjallë.
N'emnin tand kom me i ngritë durt e mia.
5 Jom ngi me ushqimin ma t'mirë e ma t'zgjedhun.
Për qata goja jem ka me t'lavdu me brohoritje e gëzim n'buzë.
6 Kur jom n'shtratin tem, po t'kujtoj.
Gjatë natës, kur rri zgju, po mendoj thellë për ty.
7 Se ti je ndihmësi jem edhe n'hijen
e krahëve tu po brohoriti pi gëzimit.
8 Po mbahem fort për ty.
Dora jote e djathtë po m'mban fort.
9 Po ata që dojnë me ma marrë
jetën, kanë me zhdryp n'fellësitë e tokës.
10 Kanë me ra nën fuqinë e shpatës.
Kanë me u bo ushqim për çakejt.
11 Po mbreti ka me u gëzu për Zotin.
Kushdo që betohet n'Zotin ka me brohoritë pi
gëzimit, se rrenacakëve ka me ju mbyllë goja.