Kangë t'shejta 74
1 Pse, o Zot, na ke largu pi vetes përgjithmonë?
Pse po të del tym prej zemrimit kundër tufës që kullot në kullotën tande?
2 Kujtoje popullin që e ke marrë për veti qysh
moti, fisin që e ke çliru me konë
trashëgimia jote. Kujtoje malin Sion, ku ti ke banu.
3 Drejtoji hapat e tu kah rrënojat që kanë mbet përgjithmonë.
Armiku e ka shkatërru krejt vendin e shenjtë.
4 Në mes të vendit ku mblidhet populli yt, armiqtë e tu kanë bërtitë me të madhe.
Aty i kanë vendos flamujt e vet si shenja.
5 Ata jonë sill si burrat që i çojnë sakicat nalt për me pre druj në pyll të dendur.
6 Krejt zbukurimet e gdhenduna i kanë copëtu me sakica e me shufra hekuri.
7 Vendit tand të shenjtë ia kanë shti flakën.
Çadrën që e mban emnin tand e kanë rrëzu për tokë, e qashtu e kanë përdhos.
8 Ata bashkë me pasardhësit e tyne i kanë thanë njani-tjetrit:
„Krejt vendet ku mblidhen njerëzit për me adhuru Zotin në këtë vend duhet me u djegë.“
9 Na s'po shohim ma kurrfarë shenje. S'ka
ma asnji pejgamber, edhe kërkush pi neve s'e
din sa gjatë ka me vazhdu kështu.
10 Deri kur, o Zot, ka me u tallë kundërshtari?
A ka me e poshtnu armiku emnin tand përgjithmonë?
11 Pse po e mban dorën tande mbrapa, dorën tande të djathtë?
Nxirre pi palave të teshës tande edhe jepju fund atyne.
12 Po Zoti asht Mbreti jem qysh moti,
aj që bon vepra shpëtimi në tokë.
13 Me fuqinë tande e ke trazu detin.
Ti ua ke copëtu kokat përbindëshave të detit në ujë.
14 Ti ia ke copëtu kokat Leviathanit.
E ke dhanë atë për ushqim të popullit që banon në shkretina.
15 Ti ke hapë vende për me dalë burimet edhe përrenjtë.
I ke tha lumenjtë që kurrë s'u shtershin.
16 E jotja asht dita, po edhe nata.
Ti e ke ba dritën edhe diellin.
17 Ti i ke caktu krejt kufijtë e tokës.
Ti e ke ba verën edhe dimnin.
18 Jehova, mos e harro qysh po tallet armiku, qysh
nji popull pa men po e poshtnon emnin tand.
19 Mos ua dorëzo jetën e turtullit tand shtazëve të egra.
Mos e harro përgjithmonë jetën e popullit tand që s'ka kush me i ndihmu.
20 Mbaje në mend besëlidhjen, se në vendet
e errëta të tokës ka dhunë gjithkah.
21 Mos lejo që aj që asht i shtypun me u kthy i zhgënjym.
Ata që s'kanë kush me i ndihmu edhe të varfnit le ta lavdojnë emnin tand.
22 Çohu, o Zot, edhe mbroje të drejtën tande.
Kujtoje qysh njerëzit pa men po tallen me ty tanë ditën.
23 Mos i harro fjalët që po i thojnë armiqtë e tu.
Zhurma e atyne që të kundërshtojnë po ngjitet pa nalë.