Kangë t'shejta 84

Aus bibla-popullore.org
Version vom 25. Oktober 2026, 09:45 Uhr von BiblaPopulloreBot1337 (Diskussion | Beiträge) (BiblaPopulloreBot1337 verschob die Seite Psalmi 84 nach Kangë t'shejta 84, ohne dabei eine Weiterleitung anzulegen: falscher Name)
(Unterschied) ← Nächstältere Version | Aktuelle Version (Unterschied) | Nächstjüngere Version → (Unterschied)
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Sa e bukur asht banesa jote
madhështore, o Jehova, Zot i ushtrive!

2 Krejt qenien teme e ka marrë malli për
oborret e Jehovës, përnime po tretem pi mallit.
Me zemrën teme edhe me krejt trupin tem
po brohoras me gëzim për Zotin e gjallë.

3 Edhe zogu e gjen aty nji shpi,
edhe dallëndyshja nji fole për veti,
ku kujdeset për zogjtë e vet, afër
altarit tand madhështor, o Jehova, Zot
i ushtrive, Mbreti jem edhe Zoti jem!

4 Lum ata që banojnë në shpinë tande!
Ata të lavdojnë pa nalë. Sela

5 Lum ata njerz që e gjejnë fuqinë te ti, që
me zemër jon të kthyem kah rrugët e mëdha.

6 Kur kalojnë nëpër luginën e Bakës, e
bojnë atë vend plot me burime uji. Edhe
shiu i hershëm e mbulon me bekime.

7 Tu ecë rrugës, ata marrin gjithnji e ma shumë fuqi.
Edhe në Sion secili del para Zotit.

8 O Jehova, Zot i ushtrive, ngoma lutjen.
Më ngo, o Zot i Jakobit. Sela

9 Kqyr, o mburoja jonë, o Zoti jonë,
kqyrja ftyrën atij që e ke mirosë.

10 Se ma mirë nji ditë në oborret tua se nji mijë
ditë dikun tjetër! Ma mirë me nejt te pragu i
shpisë së Zotit tem, sesa me banu në çadrat e ligësisë.

11 Se Jehova Zot asht diell edhe mburojë.
Aj jep mirësi edhe lavdi. Jehova s'ka
me ua mohu asnji të mirë
atyne që ecin në rrugën e ndershmnisë.

12 O Jehova, Zot i ushtrive, lum aj
njeri që ka besim te ti.