Zanafilla 3

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


⚠️ KUJDES: Ky kapitull osht tu u përkthy. Mundet me pasë gabime. ⚠️

1 Gjarpri u kan me menje mashtruse dinake më shum se krejt shtazët e egra të tokës që i kish bo Zoti. Ai i tha grus: „A ka thonë Zoti që nuk guxoni me hangër prej asnji druni në kopsht?“ 2 Gruja iu kthy gjarprit e i tha: „Na mujna me hanger fruta ose pemë prej krejt drujve te kopshtit. 3 Veç për frutat e drunit që osht midis kopshtit Zoti ka thonë: ‘Mos hani prej atij, as mos e prekni, se keni me dek përnime.’“ 4 Atëherë gjarpri i tha grus: „Jo bre, ju nuk keni me dek. 5 Por Zoti e din që ditën që hani prej atij druni kan me ju çel syt,dhe keni me u bo si Zoti, se keni me dit qysh osht e mira dhe e keqja.“

6 Gruja e pa që druni i kish frutat e mira për me hangër, i dokshin të mira për sy, edhe iu duk se prej atij druni mundesh me u bo ma i meçum.E mori pak prej frytit të tij dhe e hangri. Kur erdh edhe burri i saj ngat, ajo ja dha edhe atij prej frytit, dhe ai e hëngri. 7 Atëherë të dyve ju çelen syt edhe kuptun që ishin të zveshur ose patrsha. Përqato i kepën fletat e fiqit bashkë dhe i bonën përparsa me u mbulu belin ose trupin.

8 Ma vonë njeriu dhe gruaja e tij e ndijnë zërin e Jehovajt Zotit tu ec napër kopsht, në vaktin kur fryn nji erë ose frym e lehtë. Atëher u mshefen prej Jehovajt Zotit mes drujve të kopshtit. 9 Po Jehovaj Zoti e thirri njerin: „Ku je ti?“ 10 Ma ne fun Adami tha: „E nijta zërin tan në kopsht, u tuta se jam i zhveshun, përqata u mshefa.“ 11 Perendia i tha: „Kush të ka kallxoj që je i zhveshun? A ke hanger prej atij druni që të kom thanë mos me hangër?“ 12 Burri tha: „Gruja që ma ke dhan me nejt me mu, ajo më ka dhon fruta prej drunit, dhe une e hangra.“ 13 Atëher Zoti e vet grun: „Qka ke bo kshtu?“ Gruja tha: „Gjarpri me ka mashtru, dhe une e hangra.“

14 Atëherë Jehovaj Zoti i tha gjarprit: „Pse e ke bo ket punë, ti je më i mallkum ma shumë se krejt kafshët e shpijës dhe ma shumë se krejt shtazët e egra te tokës. Ka me livrit me bark, edhe pluhur ke me hangër krejt ditët e jetës tande. 15 Unë ka me shti armiqsi midis teje dhe grues, midis farës tane edhe farës së saj. Ai ka me ta shkel kryet, e ti ka me plagon ne themerrë.“

16 Masanej grus Eves i tha: „Ka me ta shtu shumë dhimbjen e shtatzanis; me dhimbje të mdhaja ke me i lind thfmit. Ka me ta pasë mendjen te burri yt, e ai ka me sundu mbi ty.“

17 Dhe Adamit i tha: „Se i ki ni fjalët e grus edhe ke hangër prej drunit për të cilin të kom thonë: ‘Mos ha prej tij’, toka për fajin tand osht e mallkume. Tash tan jetën ke me u lodh tu punu për me hangër prej tokes. 18 Ajo ka me nxjerr therra e gjemba për ty, edhe ti ka me i hangër bimët e fushës. 19 Me djersën e ballit ke me hangër bukën, derisa te kthehesh apet ne tokë,se prej saj je marrë. Sepse pluhur je dhe në pluhur ke me u kthy.“

20 Masanej Adami grus së vet i vnoi emnin Evë , se ajo u ba nana e krejt atyne që jetojnë. 21 Edhe Jehovaj Zoti i bani Adamit dhe grus së tij resha te gata prej likure edhe i veshi me to.

22 Masanej Jehovaj Zoti tha: „Qe, njeriu u bo si njoni prej nesh, se po din te mirën dhe te keqen. Veç mos po e zgat dorën tash edhe me marrë fruta prej drunit te jetës, me hangër dhe me jetu për gjithmonë...“ 23 Masanej Jehovaj Zoti e largoj prej kopshtit te Edenit, që me punu token prej ka ish marrë ose kriju. 24 Kshtu e qiti njerin jasht, ne anën e lindjes se kopshtit te Edenit i vnoi kerubinë ose melaqet dhe nji shpat të ndezun ose vizlluse që sillët gjithkah, për me rujt udhën per te druni i jetës.