Kangë t'shejta 89

Aus bibla-popullore.org
Version vom 25. Oktober 2026, 09:46 Uhr von BiblaPopulloreBot1337 (Diskussion | Beiträge) (BiblaPopulloreBot1337 verschob die Seite Psalmi 89 nach Kangë t'shejta 89, ohne dabei eine Weiterleitung anzulegen: falscher Name)
(Unterschied) ← Nächstältere Version | Aktuelle Version (Unterschied) | Nächstjüngere Version → (Unterschied)
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Përgjithmonë kangët e mia kanë me fol për dashninë besnike të Jehovës.
Me gojën teme kom me u kallxu krejt brezave për besnikninë tande.

2 Se unë kom thanë:
„Dashnia besnike ka me qëndru përgjithmonë, besnikninë tande e ke bo me qëndru fort në qiell.“

3 „Unë kom lidhë nji besëlidhje me të zgjedhunin
tem, i kom bo be Davidit, shërbtorit tem:

4 ‘Pasardhësit e tu kom me i forcu përgjithmonë edhe fronin
tand kom me e ndërtu për krejt brezat.’“ Sela

5 Qielli i lavdon mrekullitë e tua, o Jehova, po,
edhe besnikninë tande në mbledhjen e të shenjtve.

6 Se kush në qiell munet me u krahasu me Jehovën?
Kush mes djemve të Zotit asht si Jehova?

7 Në mbledhjen e të shenjtve, krejt kanë frikë e respekt për Zotin.
Aj asht i madh edhe i shtin me pasë respekt krejt ata që jonë rreth tij.

8 O Jehova, Zoti i ushtrive, kush
asht kaq i fuqishëm sa ti,
o Jah? Besniknia jote të rrethon.

9 Ti e sundon detin kur tërbohet.
Kur valët e tij çohen nalt, ti i qetëson.

10 Rahabin e ke shkelë si nji të vramë.
Me krahun tand të fortë i ke shpërnda armiqtë e tu.

11 I yti asht qielli edhe e jotja asht toka.
Tokën pjellore edhe krejt qka ka përmbi të, ti i ke themelu.

12 Veriun edhe jugun ti i ke kriju.
Tabori edhe Hermoni e lavdojnë me gëzim emnin tand.

13 Krahu yt asht i fuqishëm, dora
jote asht e fortë, dora jote
e djathtë asht e çume nalt.

14 Drejtësia edhe gjykimi i drejtë jonë themelet e fronit tand.
Dashnia besnike edhe besniknia rrinë para teje.

15 I lumtun asht populli që din me brohorit.
O Jehova, drita e ftyrës tande ua ndriçon rrugën e jetës.

16 Për emnin tand ata gëzohen tanë ditën edhe
për shkak të drejtësisë tande ngriten nalt.

17 Se ti je lavdia e forcës së tyne
edhe me pëlqimin tand na e rrit fuqinë.

18 Se mburoja jonë i takon Jehovës, mbreti
jonë i takon të Shenjtit të Izraelit.

19 Atëherë ti ke fol me besnikët e tu në nji vegim edhe ke thanë:
„Nji njeriu të fuqishëm i kom dhanë fuqi.
Nji të zgjedhun pi populli e kom ngritë nalt.

20 E kom gjetë Davidin, shërbtorin tem.
E kom miros me vajin tem të shenjtë.

21 Dora jeme ka me e mbështetë,
krahu jem ka me e forcu.

22 Asnji armik s'ka me mujt me i lypë haraç,
asnji njeri i padrejtë s'ka me e shtypë.

23 Kundërshtarët e tij kom me i copëtu para tij,
ata që e urrejnë kom me i rrëzu.

24 Besniknia jeme edhe dashnia jeme besnike kanë me konë me të
edhe përmes emnit tem fuqia e tij ka me u rritë.

25 Dorën e tij kom me e shtri përmbi det,
edhe dorën e tij të djathtë përmbi lumenj.

26 Aj ka me më thirrë:
‘Ti je Baba jem, Zoti jem edhe shkëmbi i shpëtimit tem.’

27 Edhe unë kom me e bo të parëlindunin,
ma të naltin pi krejt mbretave të tokës.

28 Dashninë teme besnike për të kom me e rujtë përgjithmonë
edhe besëlidhja jeme me të s'ka me dështu kurrë.

29 Pasardhësit e tij kom me i mbajtë përgjithmonë edhe fronin e
tij kom me e bo me qëndru përjetë, si qielli.

30 Nëse djemtë e tij e lanë ligjin tem
edhe nuk jetojnë sipas rregullave të mia,

31 nëse i shkelin vendimet e mia edhe
nuk i mbajnë urdhnimet e mia,

32 atëherë mosbindjen e tyne kom me e dënu me
shkop edhe fajet e tyne me të rrahuna.

33 Po dashninë teme besnike kurrë s'kom me ia
marrë as s'kom me e thy premtimin tem.

34 Besëlidhjen teme s'kom me e prishë as s'kom me
i ndrru fjalët që kanë dalë pi gojës teme.

35 Nji herë e përgjithmonë jom betu në shenjtëninë
teme, po, Davidin s'kom me e rrejtë.

36 Pasardhësit e tij kanë me mbetë përgjithmonë.
Froni i tij ka me qëndru para meje sa të ketë diell.

37 Ka me qëndru përgjithmonë si hana, si
nji dëshmitar besnik në qiell.“ Sela

38 Po ti vetë e ke largu edhe e ke
hedhë poshtë, je zemru me të mirosunin tand.

39 E ke prishë besëlidhjen me shërbtorin tand.
Kurorën e tij e ke gjujtë për tokë edhe qashtu e ke përdhosë.

40 Ia ke rrëzu krejt muret e
gurit, ia ke shkatërru fortifikatat.

41 Krejt ata që kanë kalu andej e kanë plaçkitë.
Aj u bo për tallje te kojshitë e vet.

42 Ti i ke bo kundërshtarët e tij me fitu.
Krejt armiqve të tij ua ke dhanë nji arsye me u gëzu.

43 Edhe shpatën e tij e ke shty mbrapa,
në luftë e ke lanë me humbë terren.

44 Ia ke shu shkëlqimin edhe fronin e
tij e ke gjujtë për tokë.

45 Ia ke shkurtu ditët e rinisë.
E ke mbulu me turp. Sela

46 Deri kur, o Jehova, ke me u fshehë? A përgjithmonë? A
ka me vazhdu zemrimi yt me u djegë si zjarr?

47 Kujtoje sa e shkurtë asht jeta jeme!
A i ke kriju krejt njerëzit kot, pa kurrfarë qëllimi?

48 Cili njeri munet me jetu pa e pa kurrë dekën? A
munet me e shpëtu veten pi fuqisë së vorrit? Sela

49 Ku jonë veprat e tua të maherëshme që e kanë tregu dashninë tande besnike,
o Jehova, për të cilat i ke bo be Davidit me besnikninë tande?

50 O Jehova, kujtoji talljet që po ua bojnë shërbtorëve tu, përqeshjet
e krejt popujve që po më duhet me i duru,

51 ofendimet e armiqve të tu, o Jehova, qysh e kanë ofendu
të mirosunin tand në çdo hap që e ka ba.

52 Qoftë i lavdum Jehova përgjithmonë. Amin e amin.