Kangë t'shejta 96
1 Këndoni nji kangë të re për Jehovain.
Këndoni kangë për Jehovain, krejt toka!
2 Këndoni kangë për Jehovain, lavdërojeni emnin e tij.
Tregojeni çdo ditë lajmin e mirë se qysh aj shpëton.
3 Tregojuni kombeve për lavdinë e tij, krejt
popujve për punët e tij të mrekullueshme.
4 Jehova asht i madh edhe meriton me u lavdëru shumë,
aj ngjall ma shumë respekt se krejt perënditë tjera.
5 Krejt perënditë e popujve s'kanë kurrfarë vlere.
Po Jehova, aj e ka bo qiellin.
6 Madhështia edhe shkëlqimi e rrethojnë, vendi i tij
i shenjtë shkëlqen me fuqi edhe bukuri.
7 O familje të popujve, jepjani Jehovait atë që i takon, jepjani
Jehovait atë që i takon për lavdinë edhe fuqinë e tij.
8 Jepjani Jehovait nderin që i takon emnit të tij,
sillni nji dhuratë edhe ejani në oborret e tij.
9 Përkuluni para Jehovait me tesha të shenjta e të bukura.
Dridhuni para tij, krejt toka!
10 Shpalleni mes popujve: «Jehova u bo Mbret! Toka
rrin e fortë, s'munet me u lëvizë.
Aj ka me i gjyku popujt me drejtësi.»
11 O qiell, gëzohu, e ti tokë, brohorit pi gëzimit!
Deti edhe krejt qka ka mrena, le t'ushtojë!
12 O fusha edhe krejt qka ka mbi ju, gëzohuni!
O drunj të pyllit, bashkohuni edhe brohoritni
13 para Jehovait, se aj po vjen, aj po
vjen me e gjyku tokën. Aj ka me e
gjyku me drejtësi krejt botën ku jetojnë njerëzit,
edhe ka me i gjyku popujt me besnikni.