Kangë t'shejta 146

Aus bibla-popullore.org
Version vom 25. Oktober 2026, 09:53 Uhr von BiblaPopulloreBot1337 (Diskussion | Beiträge) (BiblaPopulloreBot1337 verschob die Seite Psalmi 146 nach Kangë t'shejta 146, ohne dabei eine Weiterleitung anzulegen: falscher Name)
(Unterschied) ← Nächstältere Version | Aktuelle Version (Unterschied) | Nächstjüngere Version → (Unterschied)
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Lavdërojeni Jahun!
Krejt qenia jeme le ta lavdërojë Jehovën.

2 Kam me e lavdëru Jehovën tanë jetën tem.
Sa t'jem gjallë, kam me i këndu kangë Zotit tem.

3 Mos u besoni njerëzve t'fuqishëm, as nji njeriu,
se pi tij s'munet me ardhë shpëtimi.

4 Aj e lshon frymën edhe kthehet n'dhé.
Po atë ditë, krejt mendimet e tij marrin fund.

5 Lum aj që e ka Zotin e Jakobit për ndihmës,
që shpresën e ka te Jehova, Zoti i vet,

6 që i ka bo qiellin e
tokën, detin e krejt qka ka
n' të, që gjithmonë mbetet besnik,

7 që ua jep t'drejtën atyne që jonë
mashtru, që u jep bukë atyne
që jonë untë. Jehova i liron t'burgosunit.

8 Jehova ua çel sytë t'verbërve.
Jehova i çon n'kambë ata që jonë kërrusë.
Jehova i don t'drejtit.

9 Jehova i mbron t'hujt që jetojnë aty. Aj
kujdeset për fminë pa babë edhe për
grunë e vejë, ama t'këqijve ua prish planet.

10 Jehova ka me konë mbret
përgjithmonë, Zoti yt, o Sion,
brez mas brezi. Lavdërojeni Jahun!